Kampioni i Kosovës në basketboll Trepça, sonte do të ketë ndeshjen e fundit në shtëpi në Grupin H të FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit do të përballen me skuadrën franceze Dijon, një lojë goxha e vështirë për “xehetarët’.
Skuadra e Adis Beçiragiq, i kanë pësuar tri humbje në tri ndeshjet e para dhe gjasat për kualifikim janë minimale.
Në takimin e parë pësuan ndaj skuadrës franceze me rezultat 118:73.
Dijon ka dy fitore e një humbje, por është favorite për të depërtuar në fazën e ardhshme.
Sfida e sotme zhvillohet nga ora 19:00 në “Minatori”, dhe transmetohet në kanalin Sport 2 të platformës më gjigande Art Motion.
Dy ndeshjet e fundit të Trepçës do të jenë si mysafire: ndaj MHP RIESEN Ludwigsburg më 5 nëntor dhe Caledonia Gladiators më 13 nëntor.
Ky është edicioni i dytë radhazi që marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.