×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, nënshkruhet kontrata për punë shtesë në Lotin 5 – thuhet se do të kryhen për 30 ditë

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratën për punë shtesë në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë, që është cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme. Tenderi është dhënë për punë në Lotin 5, raporton Express.

    Në bazë të njoftimit për nënshkrim të kontratës, punimet pritet të kryhen për 30 ditë.

    Vlera e kontratës, e cila është dhënë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, është 32 mijë e 404 euro.

    Kontrata është nënshkruar me kompaninë “BENI – COM SH.P.K”, më 25 tetor. Punët që parashihet të kryhen me këtë kontratë janë në Rrethrrotullim dhe Urën mbi lumin Llap.

    Kontrata për punë shtesë janë dhënë edhe për Lot’et e tjera.

    Sipas dosjes së tenderit, rruga Prishtinë-Podujevë është dashur të përfundojë në fund të muajit gusht. Punimet në këtë rrugë kanë filluar me 3 korrik 2023 e finalizimi i tyre është paraparë të bëhet për 425 ditë, rrjedhimisht 31 gusht të këtij viti. Kjo nuk ka ndodhur.

    Ditë më parë, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka shprehur besim se kjo rrugë do të përfundojë gjatë mandatit të tij. Ai ka thënë se kanë mbetur disa punë shtesë, siç janë urat e rrethrrotullimet, por që ka thënë se punimet po kryhen me ritëm më të shpejtë se në rrugët e tjera.

    Lidhur me këtë rrugë, Aliu ka thënë se janë kujdesur që shpronësimet t’i kryejnë me kohë.

    “Normalisht është një vit afati kohor, duke i përfshirë ditët e punës dhe me mundësi që ato edhe kur ka probleme me motin, mund të ketë shtyrje e mos llogaritje të ditëve, e që normalisht ky 365 ditësh nuk përfundon saktë gjithmonë. Tek rasti i rrugës së Podujevës, po shkon gjithçka brenda afatit deri tash. Tek urat, ura e Lluzhanit, ura në Vranidoll, ura në Bardhosh, kemi pas ngecje për shkak të disa shtyllave të KEDS’it, por të gjitha janë probleme që po zgjidhen edhe po ec sipas ritmit”, ka thënë Aliu.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 100-të, i cili mban kodin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Një grua në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë dhe ka thënë se është therur me thikë nga një grua tjetër....
    Lajme30 Tetor 2024
    Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Petrit Ajeti, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrje e AKI-së. Raportimi është zhvilluar me...
    Të tjera
    Kronika30 Tetor 2024
    Policia ka njoftuar se një person në Mitrovicë të Veriut ka mbetur pa shenja jete, pasi që dyshohet se i njëjti ka...
    Kronika30 Tetor 2024
    Një burrë në Fushë-Kosovë është sulmuar nga një tjetër, derisa ishte në vendin e punës. Në raportin e policisë bëhet e ditur...
    Kronika30 Tetor 2024
    Zyrtari i një banke në Prishtinë ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar monedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme...
    Sport30 Tetor 2024
    Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United bëri bujë të madhe, teksa paraprakisht kishte pasur tensione mes tyre. ESPN ka zbuluar disa...
    Kronika30 Tetor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se përgjatë dy viteve e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në...
    Kronika30 Tetor 2024
    Një taksist është arrestuar nën dyshimin se gjatë kontrollit të veturës së punës, iu gjetën 110 gramë kokainë, në vlerë rreth 10...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.