×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Kosovës sot mban vazhdimin e seancës plenare

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Kuvendi i Kosovës sot të mbajë vazhdimin e seancës plenare.

    Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më 12, 26 shtator dhe 10 tetor.

    Kjo seancë pritet të mbahet me fillim nga ora 11:00.

    Rendi i ditës

    1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12, 26 shtator dhe 10 tetor 2024:
    2. Votimi për emërimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
      6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
      7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
      8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
      9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
      10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
      11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
      12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
      13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
      14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
      15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
      16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
      17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
      18. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
      19. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
      20. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
      21. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
      22. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
      23. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
      24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
      25. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
      26. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
      27. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
      28. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.
    3. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 11.10.2024:
    4.  Votimi i Projekt-Rezolutës nga Debati Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç.

    III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 14.10.2024:

    1.  Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati Parlamentar për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës.
    2. Vazhdimi i Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16.10.2024:
    3. Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë
    4. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24.10.2024:
    5. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Ish/ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritje pagash në sektorit publik për 55 euro. Bajrami ka...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot vazhdon procesi gjyqësor në rastin “Thaçi” dhe të tjerët në Hagë. Seanca në Gjykatën Speciale nis në ora 09:00 dhe mbahet...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot me fillim nga ora 16:00 sipas kohës tonë lokale, do të mbahet seanca e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se pagat për sekotrin publik do të rriten nga janari i vitit të ardhshëm, duke shtuar...
    Vip29 Tetor 2024
    Diana është munduar t’ia bëj me dije Drilonit se Bay T mund të dal të premten nga shtëpia e BBVK3. Ajo u...
    Vip29 Tetor 2024
    Burimi ka vazhduar të flasë për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të vëzhguar e më të famshme në vend, Big Brother...
    Vip29 Tetor 2024
    Vullneti në një bisedë me banorët ka treguar për jetesën e tij në fshat dhe se si e la Prishtinën pas 15...
    Sport29 Tetor 2024
    Napoli ka fituar 2-0 përballë Milanit n derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 10-të në Serie A. Pas vetëm pesë...
    Lajme29 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.