×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Sot me fillim nga ora 16:00 sipas kohës tonë lokale, do të mbahet seanca e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të diskutohet për raportin gjashtëmujor i sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka konfirmuar se Donika Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjë për të cilën Klankosova.tv kishte raportuar me anë të burimeve dje gjatë ditës.

    Sipas MPJD-së, Gërvalla është nisur për në New York.

    “Gjatë kësaj seance, Ministrja Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës”.

    “Gjithashtu, Ministrja Gërvalla do të flasë edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe sfidat që ato paraqesin për paqen dhe stabilitetin në rajon. Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet të mërkurën, më 30 tetor, duke filluar nga ora 16:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, sa i përketë raportit të publikuar, përqendrimi është te pjesa veriore e vendit dhe situatës së sigurisë atje, ku Guterres thotë se “atmosfera në Kosovën veriore mbetet e tensionuar dhe potenciali për përshkallëzim vazhdon”.

    Ai u ka bërë thirrje palëve të riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjet ekzistuese.

    Shefi i OKB-së ka kritikuar edhe, siç thuhet, “veprimet e njëanshme”, ndër të cilat përmend mbylljen e institucioneve të financuara nga Serbia dhe hapat drejt rihapjes së urës së Mitrovicës, si dhe kufizimet ndaj mallrave serbe dhe zbatimi i rregullores së re për përdorim të valutave.

    Këto veprime, Guterres thotë se “rrisin tensionet dhe gërryejnë besimin midis komuniteteve dhe midis komuniteteve dhe institucioneve”.

    “Veprime të tilla jo vetëm që prishin jetën e përditshme dhe të drejtat socio-ekonomike të të prekurve, por gjithashtu rrezikojnë përparimin dhe stabilitetin kolektiv që janë thelbësore për një të ardhme paqësore dhe të begatë të përbashkët nga të gjithë”, ka thënë Guterres në këtë raport, mes tjerash.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot të mbajë vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më...
    Lajme30 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas...
    Lajme29 Tetor 2024
    Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, në një intervistë për Radio K4, ka thënë se siguria në Kosovë është përmirësuar...
    Të tjera
    Vip29 Tetor 2024
    Burimi ka vazhduar të flasë për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të vëzhguar e më të famshme në vend, Big Brother...
    Vip29 Tetor 2024
    Vullneti në një bisedë me banorët ka treguar për jetesën e tij në fshat dhe se si e la Prishtinën pas 15...
    Sport29 Tetor 2024
    Napoli ka fituar 2-0 përballë Milanit n derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 10-të në Serie A. Pas vetëm pesë...
    Lajme29 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e pagave për sektorin publik. Selmanaj tha...
    Lajme29 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur drogë të llojit kokainë në vlerë prej rreth 10000 euro. Rasti ka ndodhur në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.