×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi: Nuk e deshën Aliun e UÇK-në morën Mickovskin dhuratë, me ndihmë jo të vogël të Kurtit

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka komentuar raportimet se Ali Ahmeti, ka nisur letër tek drejtuesit ndërkombëtarë me kërkesën që të respektohet Marrëveshja e Ohrit.

    Në analizën e dhënë të Arifit, e gjithë kjo po ndodhë me ndihmën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

    ”Letra e Ali Ahmetit dërguar qendrave botërore duhet të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. S’kanë kaluar as gjashtë muaj qëkur ka ardhur (me ndihmën e Kurtit) Mickovski në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ai ka filluar t’i godasë të gjitha interesat e shqiptarëve që jetojnë atje. Largimi me çdo kusht i UÇK-së nga pushteti në Maqedoninë e Veriut nuk po u del mirë shqiptarëve të Maqedonisë dhe koha do të tregojë se edhe në Kosovë ishte gabim trashanik. E kuptueshme pse ish-presidenti maqedonas Pendarovski ishte i tronditur kur dëgjoi nga Kurti se donte ta hiqte UÇK-në nga qeverisja edhe në Maqedoninë e Veriut.

    Ndaluni për një çast dhe mendojeni rrugën Prizren-Tetovë. Me vite ka punuar Ali Ahmeti me njerëzit e tij për të bindur partnerët maqedonas për interesin ekonomik që do të sillte tuneli mes Tetovës dhe Prizrenit. Dhe kur LSDM-ja u pajtua që ta aprovonte bile edhe në Qeveri, Albini e pa këtë si projekt “Bashkimi Shqiptar” që i siguron një biletë për të hyrë në histori. Mblodhi burrat, anashkaloi shtetin maqedonas, mori flamuj “autochthonous” dhe me Kasemin e Tetovës në gusht të 2023 organizuan tubim madhështor, i cili dukej si tubim i përfaqësuesve të të gjitha trojeve shqiptare me bajraktarin Kurti. U madhështuan shqiptarët, por u tmerruan maqedonasit, të cilët tunelin nuk e panë më si ekonomik, por pak më ndryshe, dhe u shfrytëzua kjo për zgjimin e nacionalistëve antishqiptar, të cilët me ndihmën e satelitëve të Kurtit erdhën bindshëm në pushtet.

    Tash Kurti me Liburnin kanë mbetur me këmbë të arushës në dorë. Në vend të përfundimit të autostradës Prishtinë-Gjilan, kanë ndarë 30 milionë dhe kanë filluar punimet në pjesën e Kosovës të rrugës Prizren-Tetovë, duke shpresuar që Qeveria maqedonase do të ndihet e “obliguar” ta kryejë pjesën e vet. E Qeveria maqedonase as që e mendon projektin për ratifikim në parlament, por përkundrazi, përveç që keqtrajton Presidenten e Kosovës në aeroport, është aktive në largimin dhe skajimin e shqiptarëve nga çdo pozitë e rëndësishme në administratën publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Satelitët e Kurtit kanë qenë shumë të zënë duke festuar gjatë gjithë verës me këngëtarë nga trojet shqiptare nëpër restorante dhe rrugë të Tetovës, duke pretenduar se u kanë bërë shërbim qytetarëve shqiptarë sepse kanë larguar nga pushteti Komandantin e UÇK-së, Ali Ahmetin. E vërteta po del gjithnjë se e kanë sakatosur perspektivën e shqiptarëve në Maqedoni. Nuk e deshën Aliun e UÇK-në morën Mickovskin dhuratë, me ndihmë jo të vogël të Kurtit. Ju priftë e mbara”.

    Ahmeti u dërgon letra drejtuesve ndërkombëtarë – të mbrohet Marrëveshja e Ohrit

     

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i iu përgjigj akuzave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku gjatë ditës së shtune bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vizituan tri shtëpi të restauruara së fundi në...
    Lajme27 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar në 22 vjetorin e vrasjes, kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin. Osmani shkruan se Bytyçi ishte...
    Të tjera
    Lajme27 Tetor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci, po qëndron në Suedi, ku ka takuar bashkëatdhetarë nga Kosova. Ai shkruan se bisedat mes tyre qenë...
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Nënpresidentja Kamala Harris shprehu optimizëm për rrugën e saj drejt fitores ndërsa nisi një turne me disa ndalesa në Filadelfia të dielën,...
    Vip27 Tetor 2024
    Dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti dhe Rezi kanë vazhduar përplasjet e tyre. Një e tillë ndodhi edhe sot...
    Lajme27 Tetor 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar letra drejtuar presidentes dhe kryeministrit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin...
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Një zyrtare e lartë e OKB-së në Sudan thotë se ajo është thellësisht e shqetësuar nga raportet për “krime mizore” në shtetin...
    Sport27 Tetor 2024
    Sonte me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit, derbi ky në kuadër të xhiros së 9-të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.