×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti u dërgon letra drejtuesve ndërkombëtarë – të mbrohet Marrëveshja e Ohrit

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar letra drejtuar presidentes dhe kryeministrit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë , Bajram Begaj dhe Edi Rama, presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe sekretarit të Shtetit të ShBA-së Antony Blinken.

    Në këto letra, siç njoftojnë nga BDI-ja, Ahmeti shpreh shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në shtetin shumëetnik, raporton Klan.mk.

    Ahmeti thekson se tri vendime të fundit – planet për shfuqizimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndalimi i identifikimit të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i një shumice qeverisëse pa përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike – përbëjnë kërcënime serioze për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe të rajonit në tërësi. Ai i bën thirrje udhëheqësve ndërkombëtarë për veprim të përbashkët për mbrojtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci, po qëndron në Suedi, ku ka takuar bashkëatdhetarë nga Kosova. Ai shkruan se bisedat mes tyre qenë...
    Lajme27 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, e ka uruar Endrit Krasniqin, fituesin e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK. Ai u shpërblye...
    Lajme27 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri....
    Të tjera
    Lajme27 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka përkujtuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin në 22-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një postimi në...
    Lajme27 Tetor 2024
    Kosova hyn fuqishëm në historinë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e Federatës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS) si anëtare e rregullt. Ky...
    Lajme27 Tetor 2024
    Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit”. Kështu u shpreh Gani Geci, vëllai i Fadil Gecit, i cili...
    Lajme27 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së ka reaguar pas postimit të Ministrit Murati për Bankën Zhvillimore Ajo ka ironizuar duke thënë se pas Fondit Sovran...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ushtarët e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë kanë kryer stërvitjet e radhës. KFOR-i njofton se janë realizuar edhe qitje me armë...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka postuar një fotografi të re në profilin e saj në Facebook, ndryshe nga ato gjatë ditëve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.