×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Të shtyjmë Shqipërinë në kilometrin e fundit drejt BE”/ Mesazhi i Ramës në New York

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Kryeministri shqiptar dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një përmbledhje nga fjalimi i një dite më parë në Neë York, ku kërkoi votën e diasporës.

    Duke shprehur ambicien që Shqipëria të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, Rama kërkoi mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët pritet të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    “Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm, por është akoma një progres në rrezik, nëse të gjithë së bashku nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për ta bërë atë anëtare në Bashkimin Europian.
    Një nga arsyet e suksesit tuaj mesa kam kuptuar unë, është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur para, kanë ndihmuar ata që kanë ardhur më pas”.

    “Dhe prandaj diaspora sot, shqiptarët jashtë atdheut sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur për shqiptarët këtu dhe duhet të bëhen garantë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa. Prandaj kam ardhur këtu, për t’ju kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim së bashku këtë mision të nisur një dekadë më parë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030, duke e bërë të pakthyeshme rrugën e Europës dhe duke e bërë për shtetin tonë, flamurin tonë, atë që çdo shqiptar si ju, në Amerikë apo Europë ka bërë për veten e vetë, për familjen e vetë, për të ardhmen e fëmijëve të vetë, duke u bërë pjesë krenare, e pandashme e bashkësisë, që sot jeton dhe punon këtu në Amerikë apo matanë oqeanit, në Europë“, u shpreh ai, shkruan Tch, transmeton Klankosova.tv.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Dhjetëra persona raportohet të jenë lënduar pasi një kamion goditi një stacion autobusi pranë një baze ushtarake izraelite në atë që dyshohet...
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Një 45-vjeçar shqiptar u vra nga një 78-vjeçar. Dritan Hakaj u...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Sot, në orën 13:13, dielli perëndoi në Longyearbyen, Svalbard, dhe nuk do të lindë më deri më 15 shkurt 2025, në orën 11:28....
    Të tjera
    Kronika27 Tetor 2024
    Djali e ka kanosur nënën e tij, pas një mosmarrëveshje. Ai është dërguar për trajtim dhe shërim të mëtutjeshëm. “DHUNË NË FAMILJE-...
    Kronika27 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet është shënuar gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malshevës.
    Lajme27 Tetor 2024
    Ferat Shala, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, kritikoi Qeverinë për shtrenjtimin e   tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, duke theksuar se...
    Lajme27 Tetor 2024
    Të dhënat e publikuara nga Qeveria e  Kosovës që për tri vjet të qeverisje së kryeministrit Albin Kurti janë shtuar mbi 78 mijë...
    Sport27 Tetor 2024
    Mario Balotelli është gati për një rikthim në futbollin italian pas katër muajsh, si një futbollist i lirë për momentin. Sipas ekspertit...
    Lajme27 Tetor 2024
    Sot do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.