×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i energjetikës: KESCO mos t’i penalizojë konsumatorët

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Vezir Rexhepi, njohës i çështjeve energjetike, theksoi se ZRRE merr vendime vetëm një herë në vit, gjatë muajit prill, dhe vetëm në raste emergjente mund të diskutohen ndryshimet e tarifave.

    ‘’ Gjithmonë në kuptimin kohor edhe në kuptimin normal  ZRRE merr vendime gjatë muajit prill do të thotë një herë në vit , vetëm në rast shumë emergjente mund të diskutohen për tarifa apo ndryshim të tarifave prandaj nuk mendoj që mund t ketë ulje por mbledhjet e zakonshme për ndryshim të tarifave merren në prill’’, tha Rexhepi.

    Ai shprehu skepticizëm për mundësinë e uljes së çmimeve, duke theksuar se vitin e kaluar çmimi ka qenë shumë i lartë dhe ka pasur rritje të çmimeve në të gjitha sektorët.

    ‘’Dihet se më herët ka qenë një çmim shumë i lartë vitin e kaluar përveç kësaj ka pasur edhe rritje të çmimeve gati në të gjitha sektorët , në këtë  kontekst edhe KESCO e sheh problemin e ngritje së çmimit’’, tha Rexhepi për FrontOnline.

    Rexhepi theksoi se KESCO, e cila merr rreth 80% të energjisë nga termocentralet që shesin me çmime të volitshme, duhet të gjejë mënyra për të mos penalizuar konsumatorët, duke pasur parasysh koston e standardit të jetesës.

    ‘’KESCO gati 80% të energjisë elektrike e merr nga termocentralet të cilat e shesin me çmim të volitshëm dhe duhet shikuar që  në këtë mënyre konsumatori të mos penalizohet sepse e dimë koston e standardit jetësor’’, përfundoi Rexhepi.

    Zbret për toke çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare, në Kosovë u shtrenjtua për 130%

     

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 1 aksident me vdekje, 22 me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale. Po...
    Lajme27 Tetor 2024
    Një aksident trafiku me fatalitet, e 22 me të lënduar, janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe pati edhe 24...
    Lajme27 Tetor 2024
    Gazetari që për disa dekada ka mbuluar sektorin e energjisë, Mehmet Gjata, tha për FrontOnline se në Kosovë do të kishte qenë...
    Të tjera
    Lajme27 Tetor 2024
    Sot do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të...
    Lajme27 Tetor 2024
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për FrontOnline sqaroi se, në përputhje me legjislacionin në fuqi, procesi i shqyrtimit tarifor përfshin disa...
    Lajme27 Tetor 2024
    Trainkos ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është regjistruar një incident, ku treni i linjës Prishtinë – Pejë është gjuajtur me...
    Kronika27 Tetor 2024
    Një rast i paprecedent ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Vitisë, ku para një shtëpie dy persona vendosën një arkivol. Ky...
    Lajme27 Tetor 2024
    Prishtinë: Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 1. Nga TS 110/35/10[kV] Palaj do të ndërprehet: LP 10kV J04 Obiliqi-(Qyteti ) (kodi:...
    Lajme27 Tetor 2024
    Sot akrepat e orës u kthyen një orë mbrapa. Kur ora shkoi në 3 të mëngjesit, akrepat u kthehen 1 orë pas,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.