×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Me Qeverinë “Kurti” s’ka zbritje të çmimit të rrymës

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Ferat Shala, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, kritikoi Qeverinë për shtrenjtimin e   tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, duke theksuar se variacionet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk justifikojnë rritjen prej 130% që ka vendosur qeveria.

    ‘’Është e vërtete e madhe që variacionet e çmimeve në tregun e brendshëm dhe të jashtëm kanë ndryshuar nga periudha në periudhë por nuk ka ndryshuar tarifa e energjisë elektrike që qeveria e ka marrë vendim brenda mandatit të vet 4 vjeçar ta ngrisë deri në 130% ‘’, tha Shala për FrontOnline.

    Ai theksoi se kjo rritje ka dëmtuar qytetarët dhe konsumatorët dhe shprehu dyshime se qeveria do të reflektojë në politikat e saj energjetike për të ulur çmimet.

    ‘’ Pra në këtë relacion ngritja ka qenë jo e bazuar mbi bazën e argumentit dhe çmimeve të tregut dhe në këtë rast është dëmtuar secili qytetar ose secili konsumator.

    Nuk pres ulje të çmimit të  energjisë elektrike sepse  nuk pres që kjo qeveri të reflektojë sa i përket politikave në sektorin e energjisë ‘’, përfundoi Shala.

     

    Zbret për toke çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare, në Kosovë u shtrenjtua për 130%

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Gazetari që për disa dekada ka mbuluar sektorin e energjisë, Mehmet Gjata, tha për FrontOnline se në Kosovë do të kishte qenë...
    Lajme27 Tetor 2024
    Të dhënat e publikuara nga Qeveria e  Kosovës që për tri vjet të qeverisje së kryeministrit Albin Kurti janë shtuar mbi 78 mijë...
    Lajme27 Tetor 2024
    Sot do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të...
    Të tjera
    Lajme27 Tetor 2024
    Sot akrepat e orës u kthyen një orë mbrapa. Kur ora shkoi në 3 të mëngjesit, akrepat u kthehen 1 orë pas,...
    Ekonomi27 Tetor 2024
    Veç për 49 euro tregtohej një megavat energji elektrike më 20 tetor 2024 në tregjet ndërkombëtare, nga 490 euro sa shitej një...
    Lajme27 Tetor 2024
    Sot parashihet të mbajë mot me diell, gjithashtu priten vranësira rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsis,...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Sot, në orën 13:13, dielli perëndoi në Longyearbyen, Svalbard, dhe nuk do të lindë më deri më 15 shkurt 2025, në orën 11:28....
    Lajme26 Tetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit pritet ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira. Era...
    Vip26 Tetor 2024
    Banoret e Big Brother VIP Kosova 3, Rovena dhe Drenusha janë përplasur me fjalë. Teksa ishin të mbledhur në oborr me banorët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.