×
  • Sport
  • Sport

    Hendbollistet e Kosovës edhe më afër Botërorit, fitojnë ndaj Bosnjës

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Kosova ka arritur një fitore të madhe në përballjen vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë të Botërorit, duke mposhtur Bosnjë-Hercegovinën me rezultat 32:26.

    Ndeshja e zhvilluar të shtunën ka parë shkëlqimin e kapitenes Leonora Demaj, e cila ka realizuar trembëdhjetë gola nga pesëmbëdhjetë tentime, duke qenë lojtare kryesore në suksesin e ekipit.

    Kontribut të madh në fitoren e Kosovës ka dhënë edhe Marigona Hajdari, me gjashtë gola nga tetë tentime, ndërsa Fitore Aliu Berisha dhe Albina Rugova Tahirukaj kanë shtuar nga katër gola secila. Në portë, Aurora Kryeziu ka luajtur një rol kyç me njëmbëdhjetë pritje nga tridhjetë gjuajtje.

    Nga ana tjetër, Desire Kolasinac ka qenë lojtarja më e dalluar për Bosnjë-Hercegovinën, me tetë gola nga njëmbëdhjetë tentime.

    Kosova kishte fituar edhe një ditë më parë ndaj Belgjikës me rezultat 32:28, duke e mbyllur këtë fazë të kualifikimeve në mënyrë të shkëlqyer. Tani, Kosova është vetëm një hap larg avancimit në Kampionatin Botëror, që do të mbahet vitin tjetër në Holandë dhe Gjermani. Ndeshjet e plejofit do të zhvillohen në prill të vitit 2024, ku do të përcaktohet përfundimisht fati i kualifikimit të Kosovës./RTK

    Nga Rubrika
    Sport26 Tetor 2024
    Barcelona ka triumfuar 4-0 përballë Real Madridit në El Clasicon e zhvilluar në kuadër të javës së 11-të në La Liga. Ndeshjen...
    Sport26 Tetor 2024
    Barcelona e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Real Madridit, e pas pa minutash edhe të katërtin. Golin e tretë e...
    Sport26 Tetor 2024
    Trepça ka arritur fitore bindëse ndaj Borës me rezultatin 57:74 (16:15, 6:17, 15:22, 20:20) në javën e shtatë të ProCredit Superligës. Skuadra...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Derisa shteti i Kosovës nuk dha indikacione se do të bëjë kompensimin e viktimave që marrin këtë status në proceset gjyqësore në...
    Vip26 Tetor 2024
    Ka përfunduar sfida e parë e buxhetit në shtëpinë më të madhe në vend. Banorët kishin për sfidë që nga akuariumi të...
    Lajme26 Tetor 2024
    Janë bërë gati një javë prej se Gjykata Supreme ia la në dorë Gjykatës Themelore të Prishtinës, që të vendos tutje se...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të shtunën pasdite ka qenë edhe në Suharekë. Ai ka thënë se edhe në Suharekë...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se më Kuvendi i Kosovës nuk funksionon ngase nuk ka...
    Vip26 Tetor 2024
    Burimi ka treguar për një natë të zjarrtë që ka pasë me dy ruse. “Hyra në dhomë ishin krevatet dopio dhe një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.