×
  • Sport
  • Sport

    Fisnik Asllani vazhdon shkëlqimin me Elversberg, sulmuesi i Kosovës shënoi dy gola ndaj Hamburgut

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka shkëlqyer sot (e shtunë) me ekipin e tij Elversberg në Bundesliga 2, duke shënuar dy gola ndaj Hamburgut.

    Elversberg ka fituar në shtëpi ndaj Hamburgut me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga 2.

    Më meritori në fitoren e vendasve ishte padyshim sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili shënoi dy gola.

    Goli i parë i sulmuesit shtatlartë erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes për të barazuar rezultatin në 1-1.

    Asllani nuk u ndal as në pjesën e dytë, pasi në minutën e 53-të shënoi golin e dytë personal për epërsinë 2-1 të ekipit të tij, gol i cili rriti motivin e skuadrës drejt fitores.

    Pas këtyre dy golave, Asllani ngjitet në listën e golashënuesve duke qëndruar në pozitën e katërt me 6 gola dhe 3 asistime deri tani. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport26 Tetor 2024
    Kosova ka arritur një fitore të madhe në përballjen vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë të Botërorit, duke mposhtur Bosnjë-Hercegovinën me rezultat...
    Sport26 Tetor 2024
    Trepça ka arritur fitore bindëse ndaj Borës me rezultatin 57:74 (16:15, 6:17, 15:22, 20:20) në javën e shtatë të ProCredit Superligës. Skuadra...
    Sport26 Tetor 2024
    Dukagjini i Klinës e ka ndalur në barazim kampionin e tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkanin. Dukagjini dhe Ballkani të shtunën...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një rast të futjes së kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Departamenti për Siguri në Qendrën...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka zhvilluar sot takime me qytetarët në Dragash. Ai se po takohet me qytetarë në...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Në Nju Jork, një grup pjesëtarësh të diasporës shqiptare protestuan gjatë takimit që kryeministri Edi Rama kishte organizuar me shqiptarët në Amerikë....
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur nga qindra mërgimtarë në Nju Jork gjatë ditës së sotme. Nga postimi në faqen zyrtare...
    Lajme26 Tetor 2024
    Në shoqërinë e sotme, të ndikuar nga mediat sociale, joshja nga tendencat në internet mund të çojë shpesh edhe në veprime me...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. Ajo tha se ky akt është sulm edhe ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.