×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku pas vizitës tek Muhaxheri: E gjetëm më të fortë dhe të vendosur, shteti ta zbardhë këtë akt të ulët

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, pasi ky i fundit është sulmuar fizikisht nga dy persona mëngjesin e sotëm në Pejë.

    Abdixhiku ka shkruar se kryetari Muhaxheri është më i fortë dhe më i vendosur për misionin e tij në udhëheqjen e Pejës.

    Kreu i LDK-së ka bërë thirrje edhe një herë që të marrin hapat e domosdoshëm për mbajtjen përgjegjës të autorëve.

    Reagimi i plotë:  

    Vizituam mikun tonë Gazin dhe familjen e tij, në shtëpinë e tij në Pejë. E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës – qytetit për të cilin punon me guxim, pasion e energji të pashterrshme.

    I bëj thirrje edhe një herë autoriteteve të rendit e drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti të ulët; e në mbajtjen përgjegjës të autorëve që me dhunë e intimidim provojnë të ndalin një udhëheqës të lirë, me plot vullnet e energji

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës....
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur si një akt qyqar, sulmin fizik të ndodhur sot ndaj kryetarit të...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas takimit që ka pasur sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Kurti ka...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Komisioni Evropian po synon që përmes milionave të Planit të Rritjes të afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor sa më afër Bashkimit Evropian....
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Superylli i muzikës Beyonce iu bashkua zëvendëspresidentes Kamala Harris në një tubim të fushatës në Hjuston të premten, ku fokusi i natës...
    Lajme26 Tetor 2024
    Mediat në Serbi, por edhe institucionet atje dhe partia e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, po pretendojnë se një qytetar serb nga...
    Lajme26 Tetor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në një konferencë për media ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë skandalet...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen, për Ditën Kombëtare të Austrisë. Në një...
    Lajme26 Tetor 2024
    Sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri po del të jetë politik. Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj, të cilët janë ndaluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.