×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani kërkon që BE të tregojë vendosmëri ndaj Serbisë njejtë si ndaj Rusisë: Kjo është me rëndësi, sidomos pas sulmit në Banjskë

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregohet i vendosur në raport edhe me Serbinë si satelit i Putinit, njëjtë siç është treguar ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

    Osmani ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet sidomos sa i përket përgjegjësisë së shtetit të Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë

    “Mezi presim që të zbatojmë reformat e planit dhe të përfitojmë sa më shumë në vijim. Kosova do të jetë përfituesja më e madhe për kokë banori dhe do të na ofrojë në vlerat e BE-së.

    Kosova shquhet për afrimin 100 % me politikën e sigurisë së BE-së. Kemi mbështetur Ukrainën me dërgim të armëve, e ushtrimeve ushtarake, është vetëm një shembull i përkushtimit tonë për paqen dhe stabilitetin dhe për vlerat evropiane”, ka thënë Osmani.

    “Kosova ka dëshmuar se përafrimi me politikat e BE-së s’janë vetëm fjalë por vepra konkrete. Është fat i keq për sigurinë tonë dhe për vetë luftën e Ukrainës që në Ballkanin Perëndimor që një shtet vazhdon të jetë një satelit i Rusisë. Është koha e fundit që BE-ja të tregojë vendosmërinë, siç ka treguar për Rusinë, të tregojë edhe për satelitët dhe shërbyesve të Rusisë në rajon. Kjo sidomos është e rëndësishme sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për aktin e agresionit ndaj Kosovës, që sipas Shtëpisë së Bardhe pati synim të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar tutje presidentja Osmani.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është e përkushtuar në punën e saj bashkë me presidenten Vjosa...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dalë me një deklarim për herë të parë që nga sulmi që i ndodhi.
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von Der Leyen, në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani,...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për sulmin fizik që u bë ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Në një postim...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është duke zhvilluar takimin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Von Der...
    Lajme26 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore e Pejës ka dhënë detaje për Klankosova.tv për rastin e sulmit fizik të kryetari të komunës, Gazmend Muhaxheri. Zëdhënësi i...
    Vip26 Tetor 2024
    Lela nuk është ndjerë e bezdisur kur Burimi e kishte prekur atë në qafë. “Në qafë edhe këmbët i kam tullusum të...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar për pritjen që i është bërë sot në aeroportin e Prishtinës,...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur tashmë në Prishtinë. Ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.