×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Organizata politike e miliarderit Musk merr paralajmërim për dhuaratat prej 1 milion dollarësh

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka dërguar një letër organizatës politike të financuar nga miliarderi Elon Musk, duke e paralajmëruar se dhurata prej 1 milion dollarësh mund të përbëjnë shkelje të ligjit federal, sipas mediave amerikane, që citojë njerëz të informuar për këtë çështje.

    Një letër nga zyra për integritetin publik e Departamentit të Drejtësisë, e cila heton shkeljet e mundshme të ligjit për zgjedhjet, ka mbërritur tek organizata politike e financuar nga sipërmarrësi Musk

    Departamenti i Drejtësisë dhe organizata e veprimit politik “America”, që financohet nga zoti Musk, nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

    Sipërmarrësi Musk, i lindur në Afrikën e Jugut, i cili ka mbështetur kandidatin republikan për president, Donald Trump, njoftoi të shtunën teksa fliste në një takim elektoral në Pensilvani se do të jepte 1 milion dollarë çdo ditë, deri në ditën e zgjedhjeve, dikujt që firmos peticionin e tij në internet në mbështetje të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.

    Ai u dorëzoi çeqe prej 1 milion dollarësh dy personave gjatë fundjavës, një burrit në Harisburg të shtunën dhe një gruaje në Pitsburg të dielën.

    Elon Musk, i cili kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë, sipas revistës “Forbes”, deri tani ka dhënë të paktën 75 milionë dollarë për organizatën politike “America”, sipas dokumenteve federale, duke e bërë atë pjesë të rëndësishme të përpjekjes së zotit Trump për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Policia e Shtetit në Shqipërië ka njoftuar se një veturë e ka goditur për vdekje një këmbësor, në orën 02:00 pasmesnate. Në...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Një dron rus e ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar...
    Bota/Rajoni25 Tetor 2024
    Kombet e Bashkuara kërkuan mbrojtjen e Spitalit Kamal Adwan në Gazën veriore pasi trupat izraelite sulmuan objektin. “Kamal Adwan duhet të mbrohet....
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për sot 26 tetor. Në njoftimin e lëshuar për media...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Një dron rus e ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar...
    Lajme26 Tetor 2024
    Këshilltari i ministrit të bujqësisë, Faton Pecit, Mentor Tahiri, ka ‘’guxuar’’ të bëjë një lëvizje taktike dhe ta ndërroj punën që kishte...
    Lajme26 Tetor 2024
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sot më 26 tetor. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Kosovën të shtunën e kësaj jave, më 26 tetor. Von der...
    Vip26 Tetor 2024
    Pas takimit emocional të Burimit me vëllain e tij Egzonin, ky i fundit pati një kërkesë nga ‘Vëllai i Madh’. Egzoni kërkoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.