×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë mori pjesë në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë në Boston

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorët e tij Nënkolonel Veton Elshani, Kapiten Bajram Shabani si dhe eprorë të tjerë nga Policia e Kosovës nga data 18 deri më 23 tetor morën pjesë në Konferencën vjetore Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP) në Boston, Massachusetts.

    Në njoftim  thuhet se Policia e Kosovës mori pjesë në mbi 30 seminare dhe seanca plenare të kombinuara që përfshinin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, besimin e komunitetit, ndërtimin e besimit përmes marrëdhënieve me mediat, reduktimin e aksidenteve në trafik si dhe seminarin ukrainas mbi policimin gjatë luftës.

    “Kjo ngjarje e rrjetëzimit  dhe bashkëpunimit strategjik ka përfshirë shkëmbim përvojash me delegatë nga mbi 100 vende duke përfshirë ata nga Ballkani; Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut si dhe me zyrtar te Shteteve te Bashkuara te Amerikës”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, “nga Drejtori i Përgjithshëm Gazmend Hoxha dhe Drejtori i Policisë së Maqedonisë së Veriut Alexander Janev, në një sallë  të mbushur plot me delegatë nga e gjithë bota, u bë prezantimi me temën Bashkëpunimi Ndërkombëtar Kufitar ‘Krimi i organizuar dhe terrorizmi në tranzicion’ që përfshinte raste që nxirrnin në pah bashkëpunimin e vendeve si rasti i monedhave të falsifikuara të Maqedonisë së Veriut si dhe kur vendet nuk e bëjnë këtë bashkëpunim rasti i sulmit në Banjskë, me 24 shtator 2023. Prezantimi i rastit të Banjskës u vlerësua shumë lart, si njëri nder rastet më të  suksesshme të menaxhuara nga Policia e Kosovës”.

    “Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë (IACP), është  shoqata profesionale më e madhe dhe më me ndikim për udhëheqësit dhe liderët e policisë në mbarë botën”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka treguar se me anëtarë të degës së LDK-së, në Shtime e kanë vizituar një familje. Ai...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka vizituar sot fshatin Gërdoc të Podujevës, ku edhe ka biseduar me qytetarët e kësaj zone. Limaj...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, pas Istogut, sonte ka mbajtur një tubim me qytetarë edhe në Pejë. Hamza ka thënë...
    Të tjera
    Vip25 Tetor 2024
    Opinionisti i BBVK3 Milaim Zeka, feston sot ditëlindjen. Si befasi nga “Vëllai i Madh”, Zekës i erdhi gruaja në studio, e cila...
    Vip25 Tetor 2024
    Jonida e ka pyetur Sarën në lidhje me hipotezën e ngritur nga Vullneti se Sara e pëlqen Drilonin. Krejt kjo pasi e...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë këtë mbrëmje në Akademinë Përkujtimore që u mbajt në nderim të mjeshtrit të...
    Lajme25 Tetor 2024
    KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët finlandezë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) të Komandës Rajonale...
    Vip25 Tetor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa nuk e ka pasur lehtë brenda në shtëpi, pas ofendimeve që janë bërë ndaj...
    Vip25 Tetor 2024
    Debati mes Xhenetës dhe Gresës ka vazhduar edhe në Prime, me tona dhe ofendime të shumta. Xheneta iu drejtua Gresës që e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.