×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagimet pas ndërprerjes së kontratës së operatorit për Shërbime Postare Diplomatike, Gërvalla: Shpifje të turpshme

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalë me një deklaratë, duke iu përgjigjur reagimeve pasi ministria që ajo drejton ia ka ndërprerë kontratën operatorit për Shërbime Postare Diplomatike.

    Ministrja Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat që vijnë pasi i është ndërprerë kontrata operatorit për Shërbimet Postare dhe Diplomatike pasi s’ka arritur që të realizojë dërgesat diplomatike jashtë vendit sipas afateve të përcaktuara, janë shpifje të turpshme.

    “Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit, keqmenaxhimit, ryshfetit, korrupsionit dhe blerjes së gradave diplomatike,  me sulme të reja të mbështetura në dezinformata, duke publikuar tituj që reflektojnë dëshirën e tyre dhe të financuesve të tyre për ta parë Kosovën të dëmtuar e të njollosur, por jo realitetin e ri ku ligji tashmë sundon në tërësi”, ka shkruar Gërvalla.

    Sipas saj, “këto deklarata nuk janë asgjë më shumë se shpifje të turpshme dhe përpjekje të dëshpëruara për të manipuluar opinionin publik”.

    Ajo thotë se MPJD vazhdon me përkushtim t’u shërbejë mërgimtarëve tanë, duke ndëshkuar sipas ligjit çdo akt papërgjegjësie dhe duke siguruar që përgjegjësitë ligjore të respektohen deri në fund.

    Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me operatorin kontraktues, pasi ky i fundit s’ka arritur që të realizojë dërgesat diplomatike jashtë vendit sipas afateve të përcaktuara.

    Ndryshe në media ishte raportuar se se kanë humbur 400 pasaporta të mërgimtarëve gjatë transportit, por që ministria thotë se ka pasur vetëm vonesa e jo humbje.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorët e tij Nënkolonel Veton Elshani, Kapiten Bajram Shabani si dhe...
    Lajme25 Tetor 2024
    Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka treguar se me anëtarë të degës së LDK-së, në Shtime e kanë vizituar një familje. Ai...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka vizituar sot fshatin Gërdoc të Podujevës, ku edhe ka biseduar me qytetarët e kësaj zone. Limaj...
    Të tjera
    Vip25 Tetor 2024
    Pas akuzave të Dianës ndaj Rezit për prekje, Olta është shprehur e ashpër në komentet e saj në raport me këtë çështje....
    Vip25 Tetor 2024
    Diana ka reaguar ndaj opinionistes Olta Gixhari, e cila tha se skenari i saj për situatën me Rrezin ishte shumë i dobët....
    Vip25 Tetor 2024
    Një rast ka ndodhur në mes Rezit dhe Dianës, gjë që shkaktoi debate të mëdha brenda në shtëpinë më të madhe në...
    Vip25 Tetor 2024
    Në Prime-in e sontëm është shpjeguar situata se si nisi konflikti ndërmjet Vullnetit dhe Sarës. Derisa Sara, si kapitene e javës donte...
    Bota/Rajoni25 Tetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4, dhe me thellësi 5 kilometra, lëkundi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe...
    Vip25 Tetor 2024
    Opinionisti i BBVK3 Milaim Zeka, feston sot ditëlindjen. Si befasi nga “Vëllai i Madh”, Zekës i erdhi gruaja në studio, e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.