×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin: Emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë këtë mbrëmje në Akademinë Përkujtimore që u mbajt në nderim të mjeshtrit të skulpturës, Luan Mulliqi, në atelienë e tij në Matiqan.

    Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se sonte përkujtojmë së bashku një artist me talent të rrallë, një akademik fort të nderuar dhe njëkohësisht një njeri me shpirt të madh, Luan Mulliqin. Kjo mbrëmje, shtoi ai, është një homazh për jetën dhe veprën e tij, një jetë që ka lënë trashëgimi të çmuara të artit dhe kulturës sonë.

    “Luan Mulliqi u dallua për veprat e tij që gjenden në galeri dhe muze të njohur ndërkombëtar, por edhe për lidhjet e tij me njerëz të shquar, si shembull që Mulliqi na e mësoi për fuqinë e artit, si urë lidhëse mes njerëzve, popujve, kulturave. E prania e tij ka mbetur e përhershme në hapësirat e përbashkëta publike nëpërmjet shtatoreve e busteve që janë të vendosura gjithandej kryeqytetit, qyteteve, vendit tonë, Kosovës. Në Prishtinë Luanin e gjejmë te busti i Madeleine Albright, te Ismail Qemali, Fehmi Agani, Bob Dole, e në Gjakovë e gjejmë te busti i poetit Ali Podrimja, kurse në Shqipëri te skulptura monumentale e Nënës Terezë”, u shpreh kryeministri Kurti.

    Duke kujtuar figurën e artistit, kryeministri tha se jemi të vetëdijshëm se trashëgimia e tij nuk është thjesht një koleksion veprash arti, por një shembull i devocionit dhe dashurisë për artin dhe për vendin. ‘’Përmes Fondacionit “Luan Mulliqi”, ne do të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e tij, të përkrahim artistët e rinj, dhe të ruajmë gjallë kujtesën e tij në çdo përpjekje artistike’’, u shpreh ai.

    Në përfundim, ai tha se Luan Mulliqi nuk është më fizikisht në mes nesh, por emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë, si një burim frymëzimi për brezat që vijnë si të artistëve po ashtu edhe të artdashësve, gjersa ai vinte nga populli vetë dhe i rikthehej popullit me këto vepra artistike, të cilat do t’i kemi përjetë.

    Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

    E dashur znj. Laureta Vinca Mulliqi, bashkëshorte e Luan Mulliqit,

    I dashuri Drin,

    Të dashura Loriana dhe Fjolla Mulliqi,

    Të nderuar ministra Çeku dhe Nagavci,

    I nderuar ambasador De Riu,

    Të dashur miq të Luanit,

    Të nderuar të pranishëm,

    Sonte jemi mbledhur për ta përkujtuar së bashku një artist me talent të rrallë, një akademik fort të nderuar dhe njëkohësisht një njeri me shpirt të madh, Luan Mulliqin. Kjo mbrëmje është një homazh për jetën dhe veprën e tij, një jetë që ka lënë trashëgimi të çmuar të artit dhe të kulturës sonë.

    Luan Mulliqi lindi në Gjakovë, një vend që shpesh ka nxjerrë figura të larta të artit dhe të kulturës, dhe ky vetë u bë një prej tyre. Pasi përfundoi studimet në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë, i vazhdoi studimet e avancuara në Beograd. Përmes përkushtimit të tij të pakompromis,  jo vetëm që kontribuoi në zhvillimin e skulpturës monumentale në vendin tonë, por gjithashtu u bë një emër i njohur në skenën ndërkombëtare.

    Luan Mulliqi u dallua për veprat e tij që gjenden në galeri dhe muze të njohur ndërkombëtar, por edhe për lidhjet e tij me njerëz të shquar, si shembull që Mulliqi na e mësoi për fuqinë e artit, si urë lidhëse mes njerëzve, popujve, kulturave. E prania e tij ka mbetur e përhershme në hapësirat e përbashkëta publike nëpërmjet shtatoreve e busteve që janë të vendosura gjithandej kryeqytetit, qyteteve, vendit tonë, Kosovës. Në Prishtinë Luanin e gjejmë te busti i Madeleine Albright, te Ismail Qemali, Fehmi Agani, Bob Dole, e në Gjakovë e gjejmë te busti i poetit Ali Podrimja, kurse në Shqipëri te skulptura monumentale e Nënës Terezë.

    Sot, ndërsa kujtojmë figurën e tij, jemi të vetëdijshëm se trashëgimia e tij nuk është thjesht një koleksion veprash arti, por një shembull i devocionit dhe dashurisë për artin dhe për vendin. Përmes Fondacionit “Luan Mulliqi”, ne do të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e tij, të përkrahim artistët e rinj, dhe të ruajmë gjallë kujtesën e tij në çdo përpjekje artistike.

    Luan Mulliqi nuk është më fizikisht në mes nesh që prej një viti, por emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë, si një burim frymëzimi për brezat që vijnë si të artistëve poashtu edhe të artdashësve. Në këtë mbrëmje përkujtimore, nën tingujt e muzikës që ai e kishte më së shumti për zemër, ne të gjithë jemi të bashkuar në nderim të një njeriu që dha kaq shumë për artin dhe kulturën tonë. Vinte nga populli vetë dhe i rikthehej popullit me këto vepra artistike të cilat populli do t’i ketë përjetë edhe tash që nuk e ka Luanin në mesin e vet fizikisht.

    Faleminderit të gjithëve që jeni këtu për ta kujtuar dhe nderuar këtë figurë të ndritur të Kosovës. Ju faleminderit shumë për ftesën dhe për vëmendjen e me respekt të thellë dhe mirënjohje të përjetshme, për artisin tonë kombëtar, Luan Mulliqi, përkulemi!

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalë me një deklaratë, duke iu përgjigjur reagimeve pasi ministria që ajo drejton ia...
    Lajme25 Tetor 2024
    KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët finlandezë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) të Komandës Rajonale...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sonte disa familje në Deçan. I pari i LDK-së, ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sonte disa familje në Deçan. I pari i LDK-së, ka thënë se...
    Vip25 Tetor 2024
    Olta e ka pyetur Aria-n se si iu është dukur vetja në klipin e saj bashkë me Gresën, klip ky që përfshinë...
    Vip25 Tetor 2024
    Ti je pervers. Njeri më pervers, e kap organin gjenital para meje. Ti je pervers dhe bëhesh sikur viktimë. Marre duhet tët...
    Vip25 Tetor 2024
    Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, e ka bërë një deklarim të fortë në drejtim të banorëve. Gjatë Prime-it,...
    Vip25 Tetor 2024
    Olta është shprehur e ashpër ndaj Mevlanit dhe Rezit, gjatë Prime-s së sontme. Sipas saj është e turpshme dhe e shëmtuar biseda...
    Vip25 Tetor 2024
    Përplasja e ashpër mes Vullnetit dhe Rezit, ka vazhduar edhe në ‘Prime’. Krejt kjo nisi pasi Rezi i reagoj Besfortit për gjestet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.