×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK për skandalin e MPJD-së: Dështime të njëpasnjëshme, me taksat e qytetarëve po paguajnë çmime të larta për dërgesat diplomatike

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Lidhja Demokratike e Kosovë(LDK), ka reaguar pas ‘skandalit’ të Ministrisë së Jashtme për Shërbimet Postare Diplomatike.

    Përmes një shkrimi në Facebook, nga LDK thonë se pushteti aktual po tregon paaftësi dhe dështime të njëpasnjëshme, pasi siq thonë ata, MPJD, me taksa të qytetarëve është duke paguar cmime të larta për dërgesat diplomatike, gjashtë herë mbi cmimet e tregut.

    “Pushteti aktual po tregon paaftësi të thellë dhe dështime të njëpasnjëshme. Përveçse nuk i ka sjellë Kosovës asnjë njohje të re apo anëtarësim ndërkombëtar, nuk arrin të menaxhojë asnjë proces kaq të thjeshtë siç është posta diplomatike”.

    “Keqmenaxhimi dhe mungesa e kompetencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas raportimeve të mediave ka çuar në humbjen e 400 pasaportave të mërgimtarëve, mbi 160 letërnjoftimeve dhe vendimeve për shtetësinë. Me taksat e qytetarëve, MPJD paguan çmime të larta për dërgesat diplomatike, gjashtë herë mbi çmimin e tregut, por përsëri dështon, ashtu si në çdo proces tjetër. Kjo Ministri e cila i ka lënë fajin operatorit ekonomik për këtë skandal, ka për obligim që të sqarohet për këtë”, thuhet në reagim.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës është thellësisht e shqetësuar nga ky dështim i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në ofrimin e shërbimeve të rëndësishme si posta diplomatike, veçanërisht në rastin ku është paguar shumëfish më shtrenjtë për një tender, i cili në fund rezulton i dështuar. Qytetarët tanë meritojnë respekt, transparencë dhe një qeveri që i jep përparësi nevojave të tyre. LDK angazhohet për të adresuar këto çështje, duke i siguruar çdo qytetari se jemi këtu për t’i shërbyer vendit. Ndryshimi po vjen”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së.

    Reagimi i plotë:

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Policia ka njoftuar se janë arrestuar sot dy persona. Ata dyshohet se më 24 tetor 2024, rreth orës 03:25, i kishin vënë...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit...
    Lajme25 Tetor 2024
    Përfaqësues nga platforma “Liria Ka Emër”, kanë bërë të ditur se nuk kanë të bëjnë asgjë në lidhje me grafiket të cilat...
    Të tjera
    Lajme25 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier. Bëhet e ditur se Osmani e...
    Lajme25 Tetor 2024
    Janë rreth 2 mijë nxënës maturantë të katër gjimnazeve të kryeqytetit të cilët janë zhvatur nga drejtorët e shkollave në bashkëpunim me...
    Lajme25 Tetor 2024
    Pas ndërprerjes së kontratës për dërgesa diplomatike ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ata thanë se kontrata është prishur...
    Lajme25 Tetor 2024
    Ndryshe nga partia në pushtet, opozita ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi se Serbia po e bllokon zbatimin e deklaratës për të pagjeturit....
    Lajme25 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pas raportimeve se kompania...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë të ditur se janë humbur mbi 400 pasaporta të mërgimtarëve. Sipas saj,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.