×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci: Ushtarët asnjë ditë nuk kanë mbetur pa ushqim, asnjë shujtë nuk ka munguar në FSK

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se asnjëherë nuk ka munguar asnjë shujtë e ushqimit brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, pasi javë më parë ishte raportuar se kjo gjë është duke ndodhur brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë së vendit.

    Në DPT Fidani në Klan Kosova, ai ka pohuar se çështja e ushqimit ishte shfrytëzuar nga qarqet dashakeqe, sipas tij, për të dalë si problematikë, dhe tha se nuk ka ekzistuar asnjëherë si e tillë.

    “Në fakt është bërë shumë më shumë problematike se sa ka qenë dhe kjo ndoshta për arsyen se me të vërtetë unë kam shfrytëzuar pozitën time te jem transparent edhe me publikun. Kur kemi thënë vështirësi asnjëherë nuk kemi nënkuptuar se ushtarët kanë mbetur pa bukë, në vazhdimësi janë përgatitur dhe janë servuar shujtat të ngrohta për ushtarët gjatë gjithë atyre ditëve kur është diskutuar çështja se kanë mbetur ushtria pa ushqim”.

    “Ushtarët asnjë ditë nuk kanë mbetur pa ushqim, asnjë shujtë nuk ka munguar në FSK, gjatë gjithë asaj periudhe që unë e kam klasifikuar dhe e kam diskutuar si çështje tranzicioni në një koncept të ri. Pra, është servuar ushqim për të gjithë pjesëtarët e FSK-së, normalisht ka pasë disa mungesa të disa produkteve ditëve të para kur kemi filluar formatin e ushqimit duke përdorur kapacitetet vetanake”.

    “Mirëpo gjatë gjithë atyre ditëve përfshirë edhe tani, nuk është e vërtetë se ka pasë mungesë të ushqimit, gjithnjë pjesëtarët e FSK janë ushqyer brenda kazermave në kuzhinat e FSK-së, është keqkuptuar e pastaj keqinterpretuar edhe është bërë virale çështja e ushqimit pa të drejtë edhe vlerësoj se shfrytëzuar nga qarqet dashakeqe për ta fryrë si problematikë, e cila si e tillë nuk ka ekzistuar brenda FSK-së”, ka thënë Maqedonci.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë të ditur se janë humbur mbi 400 pasaporta të mërgimtarëve. Sipas saj,...
    Lajme25 Tetor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Personat e Pagjetur, nga radhët e “Vetëvendosjes’, Labinotë Demi-Murtezi, ka folur për “Front Online” lidhur me takimin e...
    Lajme25 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim të enjten në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë,...
    Të tjera
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon. Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të...
    Lajme25 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se Qeveria Kurti e ka sjell vendin në prag të falimentimit. Sipas tij,...
    Lajme25 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “fajde”. Përmes...
    Lajme25 Tetor 2024
    Tetori po shërben për të rritur ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, i cili prek miliona gra në mbarë botën, e në raste...
    Lajme25 Tetor 2024
    Dogana e Kosovës i kundërshton pretendimet e autoriteteve të Serbisë, se është duke shkaktuar kolona të kamionëve me mallra në pikën kufitare...
    Sport25 Tetor 2024
    Inter-Juventus është kryesfida e kësaj jave në Serie A, me derbin e Italisë që pritet të dhurojë spektakël, teksa të dyja skuadrat,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.