×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e Kuvendit të hënën me mbledhje, në rend dite projektrezoluta për skandalet në KEK

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Kuvendi i Kryesisë së Kosovës të hënën (28 tetor) do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 11:00.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se aty do të trajtohen një mori pikash, ndër to është edhe votimi i votimi i Projekt-Rezolutës nga Debati Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiq.

    Poashtu, në votim është edhe votimi i Projekt-Rezolutës nga debati Parlamentar për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës, si dhe votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës.

    Pikat e plota të rendit të ditës:

    I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    II. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

    1. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

    III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12, 26 shtator dhe 10 tetor 2024:

    5. Votimi për emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
    6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
    8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
    9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
    13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
    14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
    17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
    18. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
    19. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
    20. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    21. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    22. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
    23. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
    24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
    25. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
    26. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
    27. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
    28. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

    IV. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 11.10.2024

    1. Votimi i Projekt-Rezolutës nga Debati Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç.

    V. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 14.10.2024

    1. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati Parlamentar për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

    VI. Vazhdimi i Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16.10.2024

    1. Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    VII. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24.10.2024

    1. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës.

    VIII. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
    1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3. Pyetjet parlamentare,
    4. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare,
    5. Zgjedhja e tre (3) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut,
    6. Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve,
    7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,
    8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,
    9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet,
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,
    14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm,
    15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,
    16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-322 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
    17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-316 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,
    18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
    19. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr.06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur,
    20. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-034,
    21. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
    22. Shqyrtimi i Propozimit të shtatë (7) deputetëve nga radhët e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë, për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bahrim Shabani,
    23. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023,
    24. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023,
    25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023,
    26. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, për periudhën kohore, prej 4 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim të enjten në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë,...
    Lajme25 Tetor 2024
    Gjatë ditës së nesërme, kryeministri Albin Kurti, do të pres në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Takimi nis...
    Lajme25 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim të enjten në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë,...
    Të tjera
    Lajme25 Tetor 2024
    Tetori po shërben për të rritur ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, i cili prek miliona gra në mbarë botën, e në raste...
    Lajme25 Tetor 2024
    Dogana e Kosovës i kundërshton pretendimet e autoriteteve të Serbisë, se është duke shkaktuar kolona të kamionëve me mallra në pikën kufitare...
    Sport25 Tetor 2024
    Inter-Juventus është kryesfida e kësaj jave në Serie A, me derbin e Italisë që pritet të dhurojë spektakël, teksa të dyja skuadrat,...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Çekisë, në shënim të Ditës Kombëtare të...
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka vizituar fillimin e punimeve për rehabilitimin...
    Lajme25 Tetor 2024
    Qytetarët e Ferizajt tash do ta nuhasin më afër aromën e veçantë të Prince Coffee-s. Kjo pasi në këtë qytet është hapur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.