×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka diskutime për të pagjeturit në Bruksel, kritikohen negociatorët

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim të enjten në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

    Pas takimit Bislimi ka deklaruar se njëra ndër temat e trajtuar ka qenë ajo e çështjes e personave të pagjetur, ku ka theksuar se Serbia vijon ta bllokojë zbatimin e deklaratës së përbashkët e cila ishte miratua më 2 maj të 2023-te nga kryeministri kosovar dhe ai serb si pjesë e dialogut të nivelit të lartë politik.

     

    Qerkini: Në Bruksel nuk po diskutohet për të pagjeturit, politika e ka bllokuar

    Bajram Qerkini nga kjo Shoqatë ka deklaruar për “Front Online” se në tavolinën e Brukselit nuk po diskutohet për të pagjeturit.

     “Çështja e personave të pagjetur është bllokuar. Gjithçka e zezë në Kosovë është bërë nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit, por në tavolinë nuk po diskutohet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur”, u shpreh ai.

    Sipas tij, përzierja e politikës tek të zhdukurit nuk le hapësirë për zgjidhje.

    Qerkini thotë se më përpara po mbrohen kriminelët në liri se sa fati i të pagjeturve që po zbulohet.

    “Derisa nuk largohet politika nga kjo çështje nuk ka zgjidhje, po dalin kriminelët më të fortë e po mbrohen në liri”, tha Qerkini.

    Deputetja e VV’së: Serbia është në gjendje t’i ruaj eshtrat e të pagjeturve vetëm të mos e tregoj të vërtetën

    Anëtarja e Komisionit për Personat e Pagjetur, nga radhët e “Vetëvendosjes’, Labinotë Demi-Murtezi, ka folur për “Front Online” lidhur me takimin e Bislimit në Bruksel me Lajçak e Petkoviq, ku temë ishin të zhdukurit.

    Deputetja e VV-së deklaron se me të pagjeturit është bërë lojë e keqe.

    Sipas saj, Serbia është në gjendje të ruaj eshtrat e që mos t’i dorëzoj në Kosovë.

    Ajo nuk shprehet optimiste që do të ketë epilog kjo temë me shtetin serb.

    “Me të pagjeturit është bërë loja më e keqe e tyre, janë thyer zemra e popullit dhe familjarëve që presin zhbllokim të këtij procesi. S’jam optimiste, duke u bazuar në shpirtligësinë e tyre, sa edhe eshtrat janë të gatshëm me i ruajtur e mos me i tregu ku janë”, deklaron Demi-Murtezi.

     

    Musliu-Shoshi: Besnik Bislimi s’ka bërë përpjekje për zbardhjen e të pagjeturve

    Ndryshe nga partia në pushtet, opozita ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi se Serbia po e bllokon zbatimin e deklaratës për të pagjeturit.

    Anëtarja e Komisionit për të Pagjeturit, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se me këtë deklaratë Bislimi tregon se Qeveria ka dështuar.

    “Kjo deklaratë e Bislimit është vazhdë e dështimeve të qeverisë Kurti në adresimin efektiv të dialogut me Serbinë e në veçanti me çështjen e personave të pagjetur gjatë luftës në Kosovë”, tha deputetja e PDK-së.

    Musliu-Shoshi shprehet për “Front Online” se kryeministri aktual ka dhënë premtime boshe.

    Sipas saj, Bislimi refuzon të përballët me opozitën në Komision pasi s’ka bërë përpjekje për zbardhjen e të zhdukurve.

    “Është tema më e ndjeshme me të cilën nuk është marrë Kurti, ka dhënë premtime boshe për përfitime elektorale. Bislimi refuzon të vijë e të raportoj në Komision sepse e din që nuk ka pasur as përpjekje minimale për zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, deklaroi ajo për “Front Online”.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Gjatë ditës së nesërme, kryeministri Albin Kurti, do të pres në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Takimi nis...
    Lajme25 Tetor 2024
    Është liruar nga burgu, Shaban Gogaj, i cili më 9 tetor u dënua me 6 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kuvendi i Kryesisë së Kosovës të hënën (28 tetor) do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 11:00. Në njoftimin...
    Të tjera
    Lajme25 Tetor 2024
    Dogana e Kosovës i kundërshton pretendimet e autoriteteve të Serbisë, se është duke shkaktuar kolona të kamionëve me mallra në pikën kufitare...
    Sport25 Tetor 2024
    Inter-Juventus është kryesfida e kësaj jave në Serie A, me derbin e Italisë që pritet të dhurojë spektakël, teksa të dyja skuadrat,...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Çekisë, në shënim të Ditës Kombëtare të...
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka vizituar fillimin e punimeve për rehabilitimin...
    Lajme25 Tetor 2024
    Qytetarët e Ferizajt tash do ta nuhasin më afër aromën e veçantë të Prince Coffee-s. Kjo pasi në këtë qytet është hapur...
    Lajme25 Tetor 2024
    Një person është ndaluar pasi është kapur nga Policia e Kosovës dhe Dogana duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Në automjetin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.