×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi u kërkon kryeprokurorëve që rastet e lidhura me bashkëpunim juridik ndërkombëtar të trajtohen me prioritet

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

    Bëhet e ditur se në këtë takim u fol për çështjet penale që ndërlidhen me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ku Kelmendi ka kërkuar që këto raste të trajtohen me prioritet për të ngritur edhe imazhin e Prokurorit të Shtetit, karshi partnerëve ndërkombëtarë.

    “Një çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe aplikimi procedurave alternative, si procedura efikase dhe produktive për zgjidhjen e rasteve penale nga ana e prokurorëve të shtetit, aplikimi i të cilave do të ndikoj në uljen e rasteve penale, zvogëlimin e kostos shtetit dhe palëve në procedurë, si dhe ekonomizimin e kohës”, thuhet në njoftim.

    Kelmendi i kërkoi kryeprokurorëve dhe prokurorive aplikimin e procedurave alternative në çdo rast kur ka mundësi ligjore, duke i inkurajuar ata, sipas tij, që të angazhohen në rritjen e efikasitetit në aplikimin e procedurave alternative.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me sistemin shëndetësor. Sipas deputetës së PDK-së, vëtëm në...
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ndërprerë kontratën me firmën “AL DUSHI SH.P.K” pasi kjo e fundit s’ka arritur që...
    Të tjera
    Vip25 Tetor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka nisur ditën duke qarë nga malli për vajzën e saj. Mes lotësh...
    Vip25 Tetor 2024
    Lela dhe Driloni derisa po qëndronin në dhomën e gjumit kanë filluar të ‘sulmojnë’ njëri-tjetrin me jastëk. Në këtë mënyrë Lela dëshironte...
    Vip25 Tetor 2024
    Fillimisht nuk i pëlqeu muzika, por pastaj Lela shijoi shumë performancen e Burimit. Madje, banorja Lela i rrah fundshpinën Burimit. “Zemër mos...
    Vip25 Tetor 2024
    Dita e sotme ka nisur me shumë pozitivitet mes banorëve në shtëpinë më të famshme në vend, BBVK 3. Mevlani dhe Besforti...
    Vip25 Tetor 2024
    Temë diskutimi banorët e shtëpisë më të famshme, “Big Brother Vip Kosova 3” patën emrat. Ishte Mevlani ai që e pyeti Besfortin...
    Vip25 Tetor 2024
    Vullneti dhe Mevlani për pak minuta kanë lënë anash inatet e zënkat brenda shtëpisë më të famshme në vend, BBVK 3. Dyshja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.