×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Gërvalla dështon sërish: MPJ’së ‘i vihet dryri’ shkaku i paaftësisë së saj – ndërpritet kontrata për dërgesa diplomatike

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Ministria që drejtohet nga Donika Gërvalla ka shënuar një dështim të radhës. Ky dikaster është detyruar t’ia ndërpresë kontratën kompanisë që e kishte shpallë fituese para disa muajsh për të transportuar dërgesa postare diplomatike nga Ministria drejt misioneve diplomatike dhe konsullore dhe anasjelltas. Bëhet fjalë për kompaninë ““A.L DUSHI SH.P.K””, e cila s’ka arritur t’i përmbushë kushtet e kontratës. Kjo kompani – edhe pse kishte ofertuar edhe ishte përzgjedhur me çmim gati katërfish më të lartë – ka shkaktuar vonesa në bartjen e dërgesave e në disa raste dhe i ka dëmtuar ato.

    Express ka siguruar vendimin e MPJD për ndërprerjen e kontratës ku thuhet se operatori “A.L DUSHI SH.P.K” (kontraktor i autorizuar i kompanisë multinacionale UPS),  nuk ka arritur t’i respektojë afatet kohore në bazë të specifikave të kontratës.

    Muaj më parë, kryediplomatja Donika Gërvalla e kishte trajtuar si të zgjidhur problemin.

    “Zakonisht kur ndërron operatori ekonomik, siç e kemi parë edhe në këtë rast, nganjëherë ai fillimi është pak më i ndërlikuar, mirëpo me aq sa jam unë e informuar kjo çështje është zgjidhur tashmë”, kishte thënë ajo.

    Por, kjo nuk doli kështu. Ky Operator Ekonomik s’ka mundur t’u përmbahet kushteve dhe afateve.

    “Me datë 26.06.2024 në cilësinë e menaxherit të kontratës kam paralajmëruar operatorin për vërejtje për respektim të afateve, por edhe përkundër kësaj me rastin e dërgesës së 3-të, dërgesë kjo e cila është nisur ditën e mërkurë datë 03.07.2024 përsëri nuk ka arritur në destinacion konkretisht në misionet tona diplomatike dhe konsullore edhe pas 48 orësh, kjo tregon se OE nuk po u përmbahet afateve kontraktuale, andaj u vendos vërejtja e parë me shkrim. Vërejtja është bërë me shkrim dhe e protokolluar ku e njëjta i është dërguar edhe Operatorit me datën 05.07.2024” thuhet në vendim.

    Tutje, bëhet e ditur se diplomatët e akredituar nëpër vende të ndryshme kanë shfaqur shqetësime për procedurat e pranim/dorëzimit të postës diplomatike.

    “Në kontakt të vazhdueshëm me kolegët diplomatë kam pranuar shumë komunikime përmes telefonit dhe e-mailave, madje ka pas edhe shqetësime rreth procedurave të pranim/ dorëzimit të postës diplomatike, të gjitha në kohë i kam adresuar”, theksohet në vendim.

    Përveç vërejtjes së parë më 26 qershor për çështje të respektimit të afateve kohore, kompanisë në fjalë i është bërë edhe një vërejtje e tretë pasi s’kishte arritur që një dërgesë të datës 3 korrik ta realizojë brenda afateve kohore.

    Në vendim përmenden vonesa tjera dhe dëmtime të dokumenteve.

    “Më 1 korrik MPJD kishte adresuar ankesë tek operatori pasi ishin hasur në zarfe të dëmtuara në një dërgesë me disa dokumente të gjykatave që kishin arritur në Ambasadën e Kosovës në Romë. Më 17 korrik, Ambasada e Kosovës në Bernë gjithashtu kishte shprehur shqetësim përmes telefonit, duke argumentuar me fotografi dhe video se si dërgesa diplomatike ishte lënë jashtë në postën e destinuar për letra më të vogla”

    Aty theksohet se numri total i dokumenteve që ende s’kanë arritur në destinacionet e përcaktuara janë 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për lirim/fitim shtetësie.

    Vendimi është nënshkruar nga Kaltrina Dalipi, Ushtruese e Detyrës së Divizionit Prokurimit Publik, e cila ka lidhje familjare me Luan Dalipin, shefin e stafit në kabinetin e Kryeministrit Kurti.

    Vendimi pritet të paralizojë Ministrinë në aspektin e dërgimit të postës diplomatike dhe të afektojë mijëra mërgimtarë që planifikojnë të pajisen me dokumente.

    Historia e tenderit të dështuar që “A.L DUSHI SH.P.K” e fitoi edhe pse ofroi çmim disa fish më të lartë

    Në qershor të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 250 mijë euro për shërbime postare diplomatike me kompaninë “A.L. DUSHI SH.P.K”. Pronare e saj është Xhylizare Selimi-Dushi, që, siç ishte raportuar në media, është mike e Presidentes Vjosa Osmani dhe shoqe shumë e afërt me motrën e Presidentes Osmani, Blinerës.

    Menjëherë pas angazhimit të kësaj kompanie e cila kishte arritur ta fitojë tenderin edhe pse ka ofruar një çmim disa herë më të lartë, në adresë të MPJ’së kishin shkuar ankesa për vonesa në transportimin e pasaportave të mërgimtarëve.

    Sipas kontratës së nënshkruar, kompania ka afat që të dorëzojë dërgesën në Evropë nga 24 deri në 48 orë, nga marrja e saj.

    Ndërsa për në SHBA, Kanada, Australi, Azi dhe Afrikë afati për dorëzimin e dërgesës nga marrja e saj është 36 deri në 72 orë.

    Bashkatdhetarë që jetojnë në Gjermani, Zvicër dhe shtete tjera, ishin ankuar se pasaportat e tyre të Republikës së Kosovës, për të cilat kanë aplikuar përmes konsullatave të Kosovës në këto shtete, u janë vonuar shumë. Si pasojë e kësaj vonese të gjatë, disa prej tyre nuk kanë pasur mundësi të udhëtojnë në Kosovë për pushime verore dhe shumicës prej tyre u janë “djegur” edhe biletat e Aeroplanit që i kishin blerë më herët, duke menduar dhe planifikuar, sipas afateve të premtuara nga po këto konsullata.

    Kryediplomatja Donika Gërvalla e kishte konfirmuar dje para gazetarëve se ka pasur vonesa në transportimin e pasaportave të mërgimtarëve.

    Gërvalla ishte arsyetuar se sa herë ndërron operatori ekonomik, fillimi është pak më i ndërlikuar.

    “Për shkak se jemi ndodhur në një proces ankesash në OSHP, është dashur të presim deri sa të kalon afati dhe OSHP’ja të merr një vendim. Tani kemi tashmë një operator të ri, i cili gjatë javëve të para të punës së tij, është e vërtetë që ka shkaktuar disa vonesa në dërgimin e pasaportave. Natyrisht që me një operator të ri, edhe institucionet vendase ndonjëherë kanë nevojë për dokumentacion të ri, prandaj jo vetëm që kemi shqiptuar një vërejtje lidhur me vonesat që kanë ndodhur në fillim, mirëpo unë kam pasur edhe një bisedë edhe me pronarin e kompanisë, e cila i transporton pasaportat dhe dokumentet tona tjera. Kam përshtypjen, të paktën në bazë të informacioneve që i kemi ndërkohë, që nuk ka më vonesa të kësaj natyre edhe që procesi po ec në rregull”, kishte shtuar ajo.

    Sipas saj, kjo çështje ishte zgjidhur tashmë.

    “Zakonisht kur ndërron operatori ekonomik, siç e kemi parë edhe në këtë rast, nganjëherë ai fillimi është pak më i ndërlikuar, mirëpo me aq sa jam unë e informuar kjo çështje është zgjidhur tashmë”, kishte deklaruar Gërvalla.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër...
    Lajme25 Tetor 2024
    Gani Geci ka reaguar ashpër lidhur me grafitet kundër Fadil Gecit në Prishtinë. Ai madje para gazetarëve, e ka zhveshur këmishën duke...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi për ngushëllime sot familjen Koshi në Prishtinë. Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të...
    Të tjera
    Vip25 Tetor 2024
    Vullneti dhe Mevlani për pak minuta kanë lënë anash inatet e zënkat brenda shtëpisë më të famshme në vend, BBVK 3. Dyshja...
    Lajme25 Tetor 2024
    Gani Geci ka reaguar ashpër lidhur me grafitet kundër Fadil Gecit në Prishtinë. Ai madje para gazetarëve, e ka zhveshur këmishën duke...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi për ngushëllime sot familjen Koshi në Prishtinë. Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të Haxhi Avdylit për Dejona Mihalin. Avdyli tha se “Dejona është grua e...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputeti, Haxhi Avdyli, ka vlerësuar lartë kryeministrin Albin Kurti. Ai e quajti atë edhe si “enciklopedi që ecë”. “Albin Kurti është njeri...
    Sport25 Tetor 2024
    Java e shtatë e Superligës pritet të sjellë sfida mjaft interesante. Takimi i parë është ndërmjet Borës dhe Trepçës, që zhvillohet në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.