×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO rikujton që për anëtarësimin e Kosovës brenda saj duhet konsensusi i 32 vendeve aleatë

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    NATO ka thënë aktualisht në Kosovë vazhdojnë tensionet dhe situata e sigurisë është e paqëndrueshme. Ndërsa, ka theksuar se për anëtarësimin e Kosovës në NATO ose në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s kërkohet konsensus nga të 32 aleatët.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë të Kombeve të Bashkuara – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme; duke vepruar si siguria e tretë në reagim, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e sundimit të ligjit të BE-së (EULEX), të cilat janë përkatësisht përgjegjëset e parë dhe të dytë për sigurinë. Aktualisht vazhdojnë tensionet dhe paqëndrueshmëria, veçanërisht në veriun e Kosovës, duke kërkuar një rritje të trupave të KFOR-it që nga maji 2023. Ne inkurajojmë institucionet në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të ndihmuar në konsolidimin e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e NATO-s për RTV21.

    NATO tutje ka thënë se vlerëson përshtypjen pozitive të popullit të Kosovës ndaj NATO-s. Megjithatë, sipas saj nuk ka pasur ndonjë zhvillim në këtë drejtim.

    “NATO ka një politikë të dyerve të hapura. Por, anëtarësimi në NATO ose në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s kërkon konsensus nga të 32 aleatët dhe nuk ka pasur zhvillime në këtë drejtim”.

    Ndërkohë, NATO thekson se ofron mbështetje për zhvillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë, përmes Ekipit Këshillues dhe të Ndërlidhjes së NATO-s (NALT). Kjo mbështetje përfshin ndërtimin e kapaciteteve, koordinimin e edukimit dhe trajnimit – përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës – në përputhje me mandatin fillestar të FSK-së për mbrojtjen civile.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputeti, Haxhi Avdyli, ka vlerësuar lartë kryeministrin Albin Kurti. Ai e quajti atë edhe si “enciklopedi që ecë”. “Albin Kurti është njeri...
    Lajme25 Tetor 2024
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryqi i vendosur në Bajçincë të Podujevës ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Kryetari llapjan, Shpëjtim Bulliqi, ka thënë se...
    Të tjera
    Vip25 Tetor 2024
    Xheneta dhe Gjesti kanë bërë me hile për cigare në shtëpinë më të famshme në vend, BBVK 3. Të dy i kanë...
    Vip25 Tetor 2024
    Rezi dhe Drenusha kanë biseduar në lidhje me Prime-in e sotëm. Ai e paralajmëroi Drenushën se në Prime “këtu do të ndodhë...
    Vip25 Tetor 2024
    Aria në një bashkëbisedim me Rovenën dhe Mevlanin ka folur për Rezin. Aria thotë se Rezi rrezikon shumë pasi nuk është për...
    Lajme25 Tetor 2024
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me...
    Bota/Rajoni25 Tetor 2024
    Disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të Bashkisë së Tiranës janë zëvendësuar sot me emra të rinj. Vendimi është marrë nga kryetari...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryqi i vendosur në Bajçincë të Podujevës ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Kryetari llapjan, Shpëjtim Bulliqi, ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.