×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Qeveria Kurti braktisi dialogun për njohje, Marrëveshja e Ohrit ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e rezultateve në dialogun me Serbinë, tregon se pushteti ka braktisur dialogun për njohje të nisur në qeverinë e udhëhequr nga LDK.

    Hoti ka thënë se mungesa e rezultateve lidhet me kundërshtimin e Kosovës për kohën e themelimit të asociacionit, të cilin Qeveria LVV-Guxo, me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit dhe draftin e statutit të asociacionit, e avancoi dhe e nxori jashtë rendit kushtetues të Kosovës.

    Hoti ka shtuar se Qeveria LVV-Guxo është e vetmja nga shpallja e pavarësisë pa asnjë progres në këtë drejtim, pa asnjë njohje apo anëtarësim, pa asnjë marrëveshje strategjike. Përkundrazi, marrëveshja e Brukselit/Ohrit e ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, thotë ai.

    “Qeveria LVV-Guxo është e vetmja nga shpallja e pavarësisë pa asnjë progres në këtë drejtim, pa asnjë njohje apo anëtarësim, pa asnjë marrëveshje strategjike. Përkundrazi, marrëveshja e Brukselit/Ohrit e ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Kosovës i duhet një qeveri me energji të reja, përvojë e vizion të qartë, për të rikonfirmuar aleancat dhe nxjerrë vendin nga bataku ku e kanë futur LVV-Guxo në këto katër vite”, shkruan Hoti ndër të tjera.

    Postimi i plotë:

    Dje u mbajt një takim në Bruksel lidhur me dialogun, me epilog zero.

    Mungesa e rezultatit të takimit nuk është për shkak të kushtëzimit të Kosovës për njohje reciproke, si mundësia e vetme për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Qeveria LVV-Guxo, qysh në fillim, ka hequr dorë nga ky kushtëzim duke e braktisur dialogun për njohje të nisur në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja.

    Por mungesa e rezultateve të këtij takimi lidhet me kundërshtimin e Kosovës për kohën e themelimit të asociacionit, të cilin Qeveria LVV-Guxo, me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit dhe draftin e statutit të asociacionit, e avancoi dhe e nxori jashtë rendit kushtetues të Kosovës.

    Këta e dinë mirë se Marrëveshja e Bukselit/Ohrit dhe drafti i statutit të asociacionit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo edhe është arsyeja përse nuk e procedojnë atë draft për opinion në Gjykatën Kushtetuese, duke ia bartur problemin qeverisë së ardhshme. Tani kjo Marrëveshje është bërë pjesë e kushteve në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s, duke krijuar kështu problem edhe më të madh për vendin, duke qenë se me të është vendosur një status-quo të re për Kosovën, duke stopuar njohjet e reja dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare.

    Që nga shpallja e pavarësisë, secila qeveria ka bërë hapa drejt forcimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kanë qenë njohjet e shumta nga vendet perëndimore të vitit të parë pas shpalljes së pavarësisë që kanë dhënë mesazhin e qartë anembanë botës për përhershmërinë e shtetit të Kosovës, të cilat njohje kanë mundësuar anëtarësimin në: Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Evropiane për Investime, Federatat e ndryshme sportive e shumë mekanizma të tjerë.
    Progresi në dialog në qeveritë e kaluara, edhe pse i natyrës teknike, dhe forcim i aleancave i kanë mundësuar Kosovës me tjerash:
    1. Nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (Qeveria Mustafa),
    2. Mbështetjen nga aleatët për themelimin e ushtrisë duke dakorduar me aleatët planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri të rregullt (Qeveria Haradinaj),
    3. Nisjen e dialogut për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve (Qeveria Hoti),
    4. Nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, një marrëveshje e rëndësisë strategjike për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, përfshirë këtu edhe njohjen nga Izraeli (Qeveria Hoti).

    Qeveria LVV-Guxo është e vetmja nga shpallja e pavarësisë pa asnjë progres në këtë drejtim, pa asnjë njohje apo anëtarësim, pa asnjë marrëveshje strategjike. Përkundrazi, marrëveshja e Brukselit/Ohrit e ka stopuar rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës.
    Kosovës i duhet një qeveri me energji të reja, përvojë e vizion të qartë, për të rikonfirmuar aleancat dhe nxjerrë vendin nga bataku ku e kanë futur LVV-Guxo në këto katër vite.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeminsitër, Bedri Hamza, i ka ftuar të gjithë, qytetarët dhe aktivistët e PDK-së, që më...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti po i mbron të korruptuarit e po i përndjek gazetarët. Ajo tha...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj,  për FrontOnline, thotë se VV dhe Qeveria Kurti, me mos pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit të Kosovës,...
    Të tjera
    Opinione25 Tetor 2024
    Nga: Oren Cass / The Financial Times Në këtë epokë kaotike politike, është bërë e vështirë të mbash mend nëse njerëzit janë...
    Lifestyle25 Tetor 2024
    Frutat janë ato ëmbëlsira që mund t’i shijoni pa asnjë ndjenjë faji. Megjithatë disa individë ankohen se pas konsumit të frutave ndjejnë...
    Lifestyle25 Tetor 2024
    Keni pasur raste kur është dashur të rrini zgjuar e si zgjedhje keni përdorë pijet energjike. Sipas John Higgins nga McGovern Medical...
    Sport25 Tetor 2024
    Roberto Mancini dhe Arabia Saudite janë ndarë zyrtarisht, pasi kontrata e trajnerit u ndërpre me mirëkuptim të ndërsjellë të enjten. Ish-trajneri i...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në Sarajevë do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës....
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, e konsideron moskurajo dhe ikje nga ballafaqimi me gjetjet e tyre, mos pjesëmarrjen e VV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.