×
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin e njerëzve- Ekspertët ngrenë alarmin: Të mbahet gjithmonë ora dimërore

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënjuar kështu fillimin e orës dimërore për të gjithë globin tonë.

    E mesa duket, ky proces është bërë një shqetësim për shkencëtarët, të cilët paralajmërojnë për pasojat që ka në shëndetin e njerëzve.

    British Sleep Society”, i ka kërkuar qeverisë britanike që të mbahet gjithnjë ora dimërore dhe t’i jepet fund ndërrimit të orës dy herë në vit, një zakon që konsiderohet i dëmshëm për gjumin dhe mirëqenien e përgjithshme.

    Ekspertët mbështeten në kërkime shkencore që nxjerrin në pah problemet e shkaktuara nga ora e verës. Sipas Eva Winnebeck, bashkëautore e një studimi të botuar në Journal of Sleep Research dhe studiuese në Universitetin e Surrey, ndryshimi i orës ndryshon oraret tona ditore, duke detyruar shumë njerëz të zgjohen dhe të përballen me ditën në kushte me dritë të ulët.

    “Drita natyrale e ditës në mëngjes është thelbësore për ruajtjen e përshtatjes së orës së trupit tonë me ciklin ditë-natë, gjë që është kritike për gjumin optimal,” thotë ajo.

    Propozimi i Shoqërisë Britanike të Gjumit për të miratuar përgjithmonë orën standarde pasqyron shqetësimin në rritje për efektet negative të ndryshimit të kohës në shëndet. Ndryshimi i akrepave të orës mund të prishë ritmet cirkadiane, duke çuar në rritje të stresit, ankthit dhe problemeve shëndetësore afatgjata.

    “Sa herë që lëvizim orën, ne ndërhyjmë në ciklin tonë natyror,” shtoi Winnebeck.

    Në shekullin e 20’ konkretisht në vitet 70’ ndryshimi i orës u ndërmor për herë të parë në të gjithë botën.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Tetor 2024
    A2 CNN duke iu referuar burimeve të veta, raporton se për ish-presidentin shqiptar Ilir Meta 28 orët e para në qeli kanë...
    Bota/Rajoni25 Tetor 2024
    Disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të Bashkisë së Tiranës janë zëvendësuar sot me emra të rinj. Vendimi është marrë nga kryetari...
    Lifestyle25 Tetor 2024
    Frutat janë ato ëmbëlsira që mund t’i shijoni pa asnjë ndjenjë faji. Megjithatë disa individë ankohen se pas konsumit të frutave ndjejnë...
    Të tjera
    Sport25 Tetor 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Feronikelit 74 dhe Ferizajt, e vlefshme për javën e 10-të në Superligën e Kosovës...
    Vip25 Tetor 2024
    Teksa po qëndronin në oborr, konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka ngacmuar pak Xhenetën. “Vajza ime i ka sa...
    Vip25 Tetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të vëzhguar e më të famshme në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3, janë bërë bashkë në...
    Vip25 Tetor 2024
    Këtë mëngjes të bukur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, konkurrentët Gjesti dhe Burimi kanë vendosur që ta përgatisin ushqimin. Teksa...
    Vip25 Tetor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka nisur ditën duke qarë nga malli për vajzën e saj. Mes lotësh...
    Vip25 Tetor 2024
    Lela dhe Driloni derisa po qëndronin në dhomën e gjumit kanë filluar të ‘sulmojnë’ njëri-tjetrin me jastëk. Në këtë mënyrë Lela dëshironte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.