×
  • Lajme
  • Lajme

    Von der Leyen sot në Sarajevë, nesër në Kosovë

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në Sarajevë do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Për ditën e sotme është paralajmëruar takimi i Kryetares së Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto dhe Presidentit Leyen.

    Në kuadër të vizitës së saj dyditore në Bosnje dhe Hercegovinë, Leyen vizitoi dje Donja Jabllanicën, e cila ka pësuar më së shumti në përmbytjet e fundit.

    Presidenti i Komisionit Evropian deklaroi me atë rast se BE-ja është e gatshme të ndihmojë Bosnjën dhe Hercegovinën në korrigjimin e pasojave të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve që goditën pjesë të kantoneve të Bosnjës dhe Hercegovinës Qendrore-Neretva natën e 3-4 tetorit.

    Ajo tha se Evropa nuk e ka harruar Bosnjën dhe Hercegovinën.

    “Ne do të jemi miqtë dhe partnerët tuaj. E patë që Mekanizmi i Mbrojtjes Civile u aktivizua menjëherë dhe ishte prekëse të shihje njerëz, vullnetarë nga vende të ndryshme që ndihmojnë zonat e prekura. Sigurohuni që Evropa është me ju” – tha Leyen.

    Gjatë turneut të saj në Donja Jabllanicë, ajo u shoqërua nga kryetarët e qyteteve të prekura nga përmbytjet e Jabllanicës, Konjicës, Kreshevës, Fojnicës dhe Kiseljakut, kryetarja e Qeverisë së Kantonit Hercegovina-Neretva, Marija Buhač dhe kryetari Kristo.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet në një vizitë katër-ditore në Ballkanin Perëndimor dhe tashmë ka vizituar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Pas vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, ajo do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj,  për FrontOnline, thotë se VV dhe Qeveria Kurti, me mos pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit të Kosovës,...
    Kronika25 Tetor 2024
    Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare ka ofenduar dhe kanosur viktimën...
    Kronika25 Tetor 2024
    Një person është arrestuar dje për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. Policia bën të ditur përmes raportit 24 orësh se...
    Të tjera
    Lifestyle25 Tetor 2024
    Keni pasur raste kur është dashur të rrini zgjuar e si zgjedhje keni përdorë pijet energjike. Sipas John Higgins nga McGovern Medical...
    Sport25 Tetor 2024
    Roberto Mancini dhe Arabia Saudite janë ndarë zyrtarisht, pasi kontrata e trajnerit u ndërpre me mirëkuptim të ndërsjellë të enjten. Ish-trajneri i...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, e konsideron moskurajo dhe ikje nga ballafaqimi me gjetjet e tyre, mos pjesëmarrjen e VV-së...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, as dje nuk kanë arritur pajtueshmëri gjatë një takimi të enjten në...
    Lajme25 Tetor 2024
    Partitë politike të Kosovës që aktualisht janë në opozitë, kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme, e cila është mbajtur dje e ku...
    Vip25 Tetor 2024
    Ana gjersa ka biseduar me Burimin ka deklaruar se banorja që se duron dot është Gresa. Ajo tha se Gresa bën gjëra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.