×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Shefit të CIA në gusht, Reuters citon burimet: I kërkoi Kurtit të ketë kujdes me Urën e Ibrit

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters” raporton se Drejtori i CIA-s, William Burns, në vizitën që pati gjatë muajit gusht në Kosovë i kërkoi kujdes kryeministrit Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së Ibrit. Gjithsesi, në diskursin e pushtetarëve hapja e urës së Ibrit nuk është më top prioritet siç ishte muajve të verës.

    Korrespodenti i Reuters në Kosovë. Fatos Bytyqi, ka realizuar një reportazh në Mitrovicën e Veriut, nga ku raporton se të paktën dy nga bizneset e hapura nga shqiptarët, një ëmbëltore dhe një supermaket po bojkotohen nga serbët lokalë.

    Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters” raporton se Drejtori i CIA-s, William Burns, në vizitën që pati gjatë muajit gusht në Kosovë i kërkoi kujdes kryeministrit Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së Ibrit. Gjithsesi, në diskursin e pushtetarëve hapja e urës së Ibrit nuk është më top prioritet siç ishte muajve të verës.

    Korrespodenti i Reuters në Kosovë. Fatos Bytyqi, ka realizuar një reportazh në Mitrovicën e Veriut, nga ku raporton se të paktën dy nga bizneset e hapura nga shqiptarët, një ëmbëltore dhe një supermaket po bojkotohen nga serbët lokalë.

    Situata shqetëson zyrtarët perëndimorë dhe paqeruajtësit të cilët kanë frikë se problemet në Mitrovicë mund të nxisin tensione më të gjera midis Serbisë dhe Kosovës, ashtu si të dyja po shqyrtohen për anëtarësim në Bashkimin Evropian – me kusht që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

    Tensionet dolën në pah muajin e kaluar kur Kurti tha se donte të rihapte urën e Mitrovicës që kalon Ibrin dhe lidh komunitetet. Ura ishte epiqendra e përleshjeve të pasluftës që nga viti 2000 dhe që nga ajo kohë ka qenë kryesisht e mbyllur për trafikun rrugor.

    Trupat e Forcave të Kosovës (KFOR), një forcë paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, ende e ruajnë atë sot.

    Zyrtarët perëndimorë e kanë paralajmëruar Kurtin se hapja mund të shkaktojë dhunë etnike dhe të rrezikojë trupat e NATO-s të vendosura atje. Zyrtarët e NATO-s kanë vizituar Kosovën muajt e fundit për të bindur Kurtin të tërhiqet. Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, William Burns, gjithashtu kërkoi kujdes në një takim me Kurtin në gusht, thanë burimet, shkruan Reuters.

    Megjithatë, kërkesa e drejtorit të CIA-s për kujdes me çështjen e urës së Ibrit, nuk u përmend nga kryeministri Kurti e as nga zyra e tij.

    Në komunikatën e ZKM-së më 23 gusht, u tha se “kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA, ku u theksua përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n”…/Express/

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Gazeta The New York Times ka shkruar rreth vdekjes së Tina Kaidanow, e cila ishte ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur për kryeministrin Albin Kurti, si dhe për Dejona Mihalin e Lëvizjes...
    Lajme24 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se nuk do të dërgojnë drafte për asociacione në Kushtetuese, porse sipas saj,...
    Të tjera
    Vip24 Tetor 2024
    Gresa e ka pyetur Xhenetën nëse do mund të kishte diçka me Burimin jashtë Bigut Xheneta tha se gjithçka mund të ndodh,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Kyreministri Kurti e ka pranuar dokumentin për Asociacionin para deputetëve në Kuvend. “Kurti Osmani dhe...
    Lajme24 Tetor 2024
    Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në rrugën "Rrahim Beqiri" në Prishtinë. Rastin për Front Online u konfirmua nga zëdhënsja...
    Lajme24 Tetor 2024
    Në Bajçinë të Podujevës është vendosur një kryq. Sipas informatave kryqi është vendosur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ende nuk dihet se...
    Vip24 Tetor 2024
    Aria u pyet nga publiku se a është duke e bërë asistenten e Rezit. Ndonëse ajo e mohoi menjëherë duke thënë që...
    Vip24 Tetor 2024
    Xheneta u sfidua me një pyetje nga publiku gjatë darkës së nominuarve. Ajo u pyet se cili është banori që e kishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.