×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ”Brenda dy sekondave”, Trump paralajmëron shkarkimin e Jack Smith, prokurorit që ngriti aktakuzën ndaj katërshes së UÇK-së

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Kandidati republikan presidencial, Donald Trump ka deklaruar sonte që nëse ai fiton Shtëpinë e Bardhë, do ta shkarkojë prokurorin special Jack Smith “brenda dy sekondave” nga marrja e detyrës.

    ”Është kaq e lehtë”, u përgjigj tutje Trump, kur u pyet gjatë një interviste me prezantuesin, Hugh Hewitt, siç raporton AP, referuar Jack Smith, njëherit ish-kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, transmeton klankosova.tv.

    Smith, i cili u emërua nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në vitin 2022, ka akuzuar ish-presidentin Trump për përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara.

    “Ai do të jetë një nga gjërat e para të adresuara”, ka shtuar Trump, transmeton klankosova.tv.

    Trump, i cili e sulmon rregullisht prokurorin special dhe ka deklaruar më parë se do ta shkarkonte nëse do të ishte president, e quajti Smithin një “person të poshtër”.

    Kujtojmë se në nëntorin e 2022-ës, Smith kishte braktisur detyrën në Hagë, për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara me qëllim që ta hetojë Trumpin.

    Ai është fokusuar në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Donald Trumpit dhe për rolin e ish-presidentit në sulmin ndaj Capitolit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Nju Jork ku mori pjesë sot, në debatin e hapur të...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Një stuhi tropikale që shkarkoi reshje që duhet të binin për të paktën një muaj shkaktuan përmbytje të mëdha në Filipine duke...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Qeveria turke thotë se ushtria e saj ka goditur objekte në Irak dhe Siri të lidhura me grupin militant kurd PKK, pasi...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se nuk do të dërgojnë drafte për asociacione në Kushtetuese, porse sipas saj,...
    Vip24 Tetor 2024
    Gresa e ka pyetur Xhenetën nëse do mund të kishte diçka me Burimin jashtë Bigut Xheneta tha se gjithçka mund të ndodh,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Kyreministri Kurti e ka pranuar dokumentin për Asociacionin para deputetëve në Kuvend. “Kurti Osmani dhe...
    Lajme24 Tetor 2024
    Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në rrugën "Rrahim Beqiri" në Prishtinë. Rastin për Front Online u konfirmua nga zëdhënsja...
    Lajme24 Tetor 2024
    Në Bajçinë të Podujevës është vendosur një kryq. Sipas informatave kryqi është vendosur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ende nuk dihet se...
    Vip24 Tetor 2024
    Aria u pyet nga publiku se a është duke e bërë asistenten e Rezit. Ndonëse ajo e mohoi menjëherë duke thënë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.