×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak i çon Bislimin e Petkoviqin në “dhomën” ku Borell takonte Kurtin e Vuçiqin: Marrëveshja ende s’ka filluar të zbatohet në substancë

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka dalë me njoftim për takimin trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin, takm i zhvilluar të enjten në Bruksel.

    Lajçak ka thënë se është biseduar për zbatimin e aneksit të Ohrit, duke shtuar se nuk ka filluar të zbatohet akoma në subtancë.

    Ai tha se kanë diskutuar edhe për çështje që lidhen me marrëveshjet e kaluara.

    Po ashtu, Lajçak theksoi se kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm, duke mos i përmendur cilat janë ato.

    “Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar në substancë. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.

    Për këtë takim, më parë ka lëshuar komunikatë edhe zyra e kryeministrit, ku thuhet se  në takimin bilateral u trajtuan një mori temash, gjersa në takimin trilateral, temë e diskutimit ishte e paraparë sipas agjendës rruga përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit. /Gazeta Express

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur pas takimit trelateral që e ka zhvilluar sot në Bruksel me homologun e tij serb,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Gazetari Lirim Mehmetaj në një prononcim për Periskopin ka folur lidhur me hetimet që Prokuroria është duke i bërë ndaj tij dhe...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka përmendur dhe njëherë muajin tetor si muaj për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Lidhur me këtë, i pari...
    Të tjera
    Vip24 Tetor 2024
    Sara është acaruar me Gresën brenda shtëpisë. Derisa Gresa po i qëndronte përballë duke vazhduar ironinë ndaj saj, Sara i thotë se...
    Vip24 Tetor 2024
    Drenusha ka biseduar me Vullnetin për Gresën, Ajo i thotë Vullnetit që ka frikë se po e bën të famshme atë, pasi...
    Vip24 Tetor 2024
    Driloni dhe Lela kanë nisur stërvitjet e para. Driloni ia ka mësuar hapat e parë të boksit, njofton Klankosova.tv. Këtë premtim Driloni...
    Vip24 Tetor 2024
    Derisa Lela po qëndronte e shtrirë në kolltukun në oborr, Burimi e mbuloi atë me batanije. Përveç kujdesit të treguar, Burimi i...
    Vip24 Tetor 2024
    Sonte Vëllai i Madh do t’i vendos përballë njëri-tjetrit, shtatë të nominuarit e javës së parë brenda shtëpisë së Big Brother VIP...
    Vip24 Tetor 2024
    Burimi i ka dhënë këshilla Xhenetës. Ai i tha Xhenetës që t’i qëndroj fjalëve të saj pas, pasi mund të lëndoj njerëz....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.