×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Serbia vijon ta bllokojë zbatimin e deklaratës së përbashkët e personave të pagjetur

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mori pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

    Në një njoftim të lëshuar nga Qeveria e Kosovës thuhet se në takimin bilateral me emisarin Miroslav Lajçak si dhe në atë trilateral, Bislimi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit, e atë në tërësi dhe pa vonesa të mëtejme, përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve.

    “Ai nënvizoi dhe nevojën për nënshkrimin e marrëveshjeve, si garanci për zbatim të saj, patur parasysh refuzimin e vazhdueshëm të marrëveshjes nga Serbia dhe vijat e saj të kuqe që shkelin frymën dhe nenet e marrëveshjes, nevojën për tërheqjen e letrës së deponuar nga Serbia përmes ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimin e kryekriminelit dhe terroristit Millan Radoiçiq nga ana e Serbisë, si kryesi i aktit terrorist të Banjskës”, thuhet në njoftim.

    Ndër tjera, shtohet se një nga temat e trajtuara në takimin bilateral me Lajçak, ka qenë dhe çështja e personave të pagjetur, “ku Serbia vijon ta bllokojë zbatimin e deklaratës së përbashkët”.

    “Gjithashtu u diskutua edhe për marrëveshjet mbi lirinë e lëvizjes, energjinë dhe vizitat zyrtare. Emisari Lajçak vlerësoi hapjen e qendrës për inspektime teknike në veri, gjersa përmendi që brenda një muaji do të lëshohen linjat e interkoneksionit duke avancuar me zbatimin e marrëveshjes së energjisë”.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë në Bruksel se kanë insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas...
    Lajme24 Tetor 2024
    Edhe nga kompania ‘’ER LINES’’ e cila kishte aplikuar për ofertën për të i dërguar nxënësit e Prishtinës në ekskursion në Shqipëri,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi mes tij dhe homologut të vet serb, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Komuna e Obiliqit është ankuar se ndotja e ajrit dhe e mjedisit është shndërruar në mesin e faktorëve kryesorë të shkurtimit të...
    Lajme24 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në ekspozitën me fotografi “Bota kujton Srebrenicën” e organizuar nga Bashkësia Islame...
    Lajme24 Tetor 2024
    IPKO ka kënaqësinë të njoftojë se është sponsor gjeneral i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, kësaj ngjarjeje kulturore,...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit miratoi një traktat për partneritet strategjik me Korenë e Veriut, e cila ua mundëson atyre...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli e ka përmbushur synimin e tij për ta “shkatërruar suksesshëm...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Fronti Demokratik prorus (DF) në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.