×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq nga Brukseli pas takimit: Insistova në formimin e Asociacionit

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë në Bruksel se kanë insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas tij, kjo ka rëndësi thelbësore për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Kështu u shpreh Petkoviq pas takimeve që sot u zhvilluan në Bruksel në kuadër të procesit të dialogout me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Petkoviq ka treguar në takim ka folur për jetën e serbëve në Kosovë, ai ka trilluar se serbët po arrestohen ilegalisht dhe se ndaj tyre ka veprime të njëanshme, duke theksuar se për këtë arsye një pjesë e serbëve po largohen nga veriu i vendit.

    Ai shtoi se u diskutua edhe për vazhdimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, sipas tij, Serbia edhe një herë tregoi konstruktivitet të plotë dhe pranoi propozimin e BE-së lidhur me miratimin e një rregulloreje specifike të punës në lidhje me Grupin e Punës dhe Komisionin për Çështjen e Personave të Zhdukur.

    ”Natyrisht, Kosova përsëri bëri disa komente, u përpoq ta ndalë atë proces, që edhe një herë tregon se në thelb nuk dëshiron të merret me çështjen e gjetjes së personave të zhdukur”, ka theksuar Petkoviq, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mori pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut të zhvilluar në Bruksel. Në një njoftim...
    Lajme24 Tetor 2024
    Edhe nga kompania ‘’ER LINES’’ e cila kishte aplikuar për ofertën për të i dërguar nxënësit e Prishtinës në ekskursion në Shqipëri,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi mes tij dhe homologut të vet serb, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Komuna e Obiliqit është ankuar se ndotja e ajrit dhe e mjedisit është shndërruar në mesin e faktorëve kryesorë të shkurtimit të...
    Lajme24 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në ekspozitën me fotografi “Bota kujton Srebrenicën” e organizuar nga Bashkësia Islame...
    Lajme24 Tetor 2024
    IPKO ka kënaqësinë të njoftojë se është sponsor gjeneral i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, kësaj ngjarjeje kulturore,...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit miratoi një traktat për partneritet strategjik me Korenë e Veriut, e cila ua mundëson atyre...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli e ka përmbushur synimin e tij për ta “shkatërruar suksesshëm...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Fronti Demokratik prorus (DF) në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.