×
  • Sport
  • Sport

    Kane: Pa panik, Barça luajti mirë e ne jo

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Harry Kane e ka komentuar humbjen e rëndë të Bayern Munichut mbrëmë nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

    Gjiganti bavarez u mposht me rezultat 1:4 në Kataluni në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës.

    Goli i sulmuesit anglez ishte i pamjaftueshëm për gjigantin bavarez, i cili e kishte dominuar Barçën në vitet e fundit, ndërsa për këtë të fundit tre gola i shënoi Raphinha e një Robert Lewandowski.

    “T’i pësosh tre gola në udhëtim në pjesën e parë nuk ishte një fillim i mbarë. Në pjesën e parë e kishim një periudhë kur dukeshim vërtet të rrezikshëm, por Barcelona luajti më mirë se ne. Duhet t’i shfrytëzojmë momentet kur jemi në momentet më të mira. Më pas u ndëshkuam në lojën e tranzicionit”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i Tottenhamit.

    “Duhet të mësojmë nga kjo përvojë. Ndonjëherë jemi të ngutshëm për ta bërë pasimin final, ndërsa nëse do ta mbanim më shumë posedimin e topit, do të mundë të kishim më shumë raste. Nuk ka nevojë të na kap paniku: e rëndësishme është të mësojmë dhe të përmirësohemi për herën tjetër”, përfundoi përfaqësuesi anglez. /Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Sport24 Tetor 2024
    Manchester United ka barazuar 1-1 në udhëtim me Fenerbahcen në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Evropës. Pas vetëm 15...
    Sport24 Tetor 2024
    Të shtunën do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Real Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për La Liga. Gjyqtari kryesor për këtë...
    Sport24 Tetor 2024
    Mesfushori kosovar, Muharrem Jashari, është shpallur lojtari më i mirë i muajt gusht dhe shtator në Premierligën e Ukrainës. Jashari aktualisht luan...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë mbrëmjen e së enjtes. Sipas burimeve të Klankosova.tv, nuk...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryeministër kanë qenë një një tubim...
    Lajme24 Tetor 2024
    Nënkyretari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, komentoi bisedat e publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvebdosjes...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur i tronditur me lajmin për ikjen nga jeta të nxënësit Mal Çavdarbasha. “Kryeqyteti, sot ka...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar sonte ambasadorin austriak, Georg Schnetzer me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë. Veç tij, ai...
    Lajme24 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 24.10.2024 Kryesisht mot me diell parashihet ditën e premtë, megjithë kalime vransirash kohëpaskohe, kryesisht shtresore të larta. Përreth...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.