×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Në vend që të respektohet dinjiteti i mijëra viktimave në Bosnje, Serbia mohon gjenocidin

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në ekspozitën me fotografi “Bota kujton Srebrenicën” e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Në këtë event, Hoxhaj theksoi se në vend që të respektohet dinjiteti i qindra mijëra viktimave, përmes kërkimit të faljes dhe ndjekjes së një politike pajtimi, Serbia po mohon gjenocidin, duke rishkruar historinë dhe shtrembëruar të vërtetën.

    Tutje, Hoxhaj shton se Serbia si shtet ka kryer gjenocid jo vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë.

    “Përgjegjësia për gjenocidin në Srebrenicë i takon Serbisë si shtet, e cila ka kryer gjenocid jo vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë! Sot, në vend që të respektohet dinjiteti i qindra mijëra viktimave, përmes kërkimit të faljes dhe ndjekjes së një politike pajtimi, Serbia po mohon gjenocidin, duke rishkruar historinë dhe shtrembëruar të vërtetën! Jam krenar që kam iniciuar në Kuvendin e Kosovës miratimin e Rezolutës, të mbështetur nga të gjitha partitë politike dhe të miratuar në Kuvend”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është miratuar një kërkesë e Prokurorisë...
    Lajme24 Tetor 2024
    Komuna e Obiliqit është ankuar se ndotja e ajrit dhe e mjedisit është shndërruar në mesin e faktorëve kryesorë të shkurtimit të...
    Lajme24 Tetor 2024
    IPKO ka kënaqësinë të njoftojë se është sponsor gjeneral i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, kësaj ngjarjeje kulturore,...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan. Në një postim në Facebook, ai...
    Lajme24 Tetor 2024
    Janë bërë 38 ditë që kur punëtoret e Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Në...
    Lajme24 Tetor 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij bullgar në Sofje, Atanas Ilkov. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla...
    Vip24 Tetor 2024
    Gjesti hapi zemrën para banorëve duke folur për jetën e tij private dhe për relacionet e tij në të kaluarën. Ai iu...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte me një mjet bujqësor në Cërrik të Shqipërisë. Mësohet se si pasojë e plagëve të...
    Vip24 Tetor 2024
    Përplasjet mes Xhenetës dhe Vullneti kanë filluar nga mëngjesi dhe janë duke vazhduar. Teksa më herët të dy i përmendnin të bëmat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.