×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit ka dalë jashtë përmasave normale

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Komuna e Obiliqit është ankuar se ndotja e ajrit dhe e mjedisit është shndërruar në mesin e faktorëve kryesorë të shkurtimit të jetës të banorëve, duke thënë se shumë qytetarë po përballen me probleme shëndetësore.

    Përmes një postimi në Facebook, Komuna ka shkruar se ndotja e ajrit ka dalë jashtë përmasave normale, me ç’rast kanë akuzuar Korporatën Energjetike të Kosovës, që s’kanë ndërmarrë asgjë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Që nga data 20.08.2024 deri më datën 15.09.2024, filtrat brenda Kosovës B kanë qenë jashtë funksionit dhe gjendja në Termocentralin ‘Kosova B’ ka pasur tejkalime enorme, për çka ka pasur raportime në media e rrjetet sociale. Nga deklarimet e qytetarëve gjatë këtyre ditëve, ajri në Obiliq ka arritur nivele shumë të larta të ndotjes. Po ashtu, pranë këtij termocentrali ishte krijuar zhurmë e cila është e padurueshme për banorët, kryesisht në orët e mbrëmjes. Gjatë tërë kësaj periudhe kemi reaguar dhe kemi kërkuar nga Korporata Energjetike e Kosovës të ofrojë të dhëna (raportojë) për gjendjen. Kemi kërkuar një raport të detajuar për TC A dhe TC B për datat e lartpërmendura, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe sot kemi pasur një situatë të ngjashme në qytetin e Obiliqit, ku ndotja e ajrit ka qenë jashtë të gjitha përmasave normale”, thuhet në reagim.

    Tutje, Komuna e Obiliqit ka shtuar se në dy vitet e fundit s’është realizuar asnjë projekt i dedikuar për uljen e ndotjes së ajrit.

    “Ndotja e mjedisit është kthyer në një ndër faktorët kryesorë për shkurtimin e jetës së banorëve të Obiliqit. Është i madh numri i personave që u drejtohen klinikave për probleme të shumta, të shkaktuara nga tymrat apo gazrat që lëshohen çdo ditë në atmosferë. Një nga sëmundjet kryesore që sjell ndotja është tumori i mushkërive, i cili në shumicën e rasteve është vdekjeprurës. Raportimet ditore gjatë vitit 2023 tregojnë se sëmundjet e traktit respirator kanë arritur në 17,912 raste, ndërsa sëmundjet e qarkullimit të gjakut në 7,355 raste. Në Komunën e Obiliqit, mesatarisht çdo vit kemi 50 raste të reja me sëmundje kancerogjene (dg carcinoma). Ndërsa vetëm gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024 janë realizuar 876 vizita shtëpiake te personat me sëmundje malinje (kancerogjene)”, thuhet tutje në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është miratuar një kërkesë e Prokurorisë...
    Lajme24 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në ekspozitën me fotografi “Bota kujton Srebrenicën” e organizuar nga Bashkësia Islame...
    Lajme24 Tetor 2024
    IPKO ka kënaqësinë të njoftojë se është sponsor gjeneral i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, kësaj ngjarjeje kulturore,...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan. Në një postim në Facebook, ai...
    Lajme24 Tetor 2024
    Janë bërë 38 ditë që kur punëtoret e Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Në...
    Lajme24 Tetor 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij bullgar në Sofje, Atanas Ilkov. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla...
    Vip24 Tetor 2024
    Gjesti hapi zemrën para banorëve duke folur për jetën e tij private dhe për relacionet e tij në të kaluarën. Ai iu...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte me një mjet bujqësor në Cërrik të Shqipërisë. Mësohet se si pasojë e plagëve të...
    Vip24 Tetor 2024
    Përplasjet mes Xhenetës dhe Vullneti kanë filluar nga mëngjesi dhe janë duke vazhduar. Teksa më herët të dy i përmendnin të bëmat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.