Janë bërë 38 ditë që kur punëtoret e Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta.
Në ditën e 38 para tyre kaloj e para e shtetit, Vjosa Osmani, por ajo nuk gjeti kohë që të afrohet tek grevistët, për të biseduar me ta, përkundër se në zgjedhje VV, pjesë e koalicionit ishte edhe Presidentja Osmani, kishin premtuar kushte të barabarta për punëtorët.
Një gjë e tillë nuk po ndodh.
Aktualisht punëtorët teknikë të Kuvendit paguhen vetëm 275 euro, derisa po kërkojnë ngritje prej 550 eurove.
Si shkak i grevës, një punëtores iu është dashur të pranoj tretman mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Azemi duke folur për “Front Online” ka kritikuar ashpër Kuvendin e Kosovës që po i injoron punëtoret të cilët po mbajnë grevë.
Tutje, Azemi hyrje daljet në Kuvend para grevës së punëtorëve po i konsideron si parakalim para varrezave.
“Ka lëndime serioze nga rrëzime nga pavetëdija në tokë. Dje ka mundur të vdes ai punëtor në vendin e punës duke mbajtë grevë dhe Kuvendi s’ka asnjë fjalë përveç që kalojnë si para varrezave”, u shpreh Azemi.
Mos reagimin e tyre, Azemi e ka quajtur papërgjegjësi.
Greva nuk do të ndërpritet deri në përmbushjen e kërkesës, thekson Azemi për “Front Online”.
“Nuk po bënë asgjë Kuvendi për këta punëtor që kërkesa e tyre të përmbushët kjo është papërgjegjësi. Asnjë lëvizje nuk ka që do të përmirësohen kushtet e punëtorëve të sektorit private e publiko-private. Kjo grevë do të zgjatë deri në përmbushjen e kërkesave”, deklaroi Azemi për “Front Online”.
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fotografie, është parë duke kaluar nga pjesa ku punëtorët teknik të Kuvendit kanë mbajtur grevë, po e njëjta nuk ka reaguar asgjë. Lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, e cila ka thënë se “gratë në grevë injorohen nga gratë në krye të shtetit”.
Edhe, rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste.
“Rrjeti i Grave të Kosovës vazhdon me këmbëngulje të bëjë thirrje për një zgjidhje të MENJËHERSHME, në mënyrë që të mos ketë më situata të tilla ku punëtoret që janë në grevë që 38 ditë, të vuajnë pasoja të rënda”./FrontOnline