×
  • Lajme
  • Lajme

    Vras’ja e Liridona Ademajt | Edhe nga dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit tjerë

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj, tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, kështu ka bërë të ditur për “Front Online” Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    Gashi ka njoftuar se tre të dyshuarit do të jenë në paraburgim deri më 24 dhjetor.

    “Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do ju zgjasë deri me datë 24.12.2024”, deklaroi Gashi për “Front Online”.

    Vrasja e Liridona Ademajt, dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Thuhet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro Plavës për ta kryer krimin e rëndë. Ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast, Kushtrim Kokalla, dyshohet se e kreu marrëveshjen vrasjen. Ngjarja tragjike kishte ndodhur para dy fëmijëve të saj, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi mes tij dhe homologut të vet serb, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi konferencën vjetore DokuTech, që po mbahet në hapësirat e TechPark, në Bernicë. Këtë vit ajo po...
    Lajme24 Tetor 2024
    Pronari i ‘’Sharr Travel’’ kompanisë me të madhe turistike në vend, Ruzhdi Kurtishaj, për Front Online, e konsideron skandaloze vendimin e Drejtorisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit miratoi një traktat për partneritet strategjik me Korenë e Veriut, e cila ua mundëson atyre...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli e ka përmbushur synimin e tij për ta “shkatërruar suksesshëm...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Fronti Demokratik prorus (DF) në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Qeveria turke thotë se ushtria e saj ka goditur objekte në Irak dhe Siri të lidhura me grupin militant kurd PKK, pasi...
    Lajme24 Tetor 2024
    Nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi”, ata të “Gjin Gazulit”, por edhe disa gjimnazeve tjera të kryeqytetit për të shkuar në ekskursion në...
    Lajme24 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ditë më parë pretendoi se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.