Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sot duke kërkuar rritjen e pagave.
Kërkesë tjetër e tyre ka qenë pagesa e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.
“Duam ngritjen e pagave, dhe ne e duam jetën”.
“Menaxhment, respekto ligjin e punës, paguj vikendet për punëtorët me ndërrime”.
“Marre me rrejt”, këto ishin disa nga shkrimet në pankartat që protestuesit i mbanin në dorë.