×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Kosova ka dhënë shembull për sundim të ligjit

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Republika e Kosovës për këto 16 vite të ekzistimit të saj dhe 15 viteve të themelimit të Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të sundimit të ligjit.

    Osmani në konferencën ndërkombëtare të organizuar në temën: “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”, tha se përvojat e gjykatave kushtetuese janë të mira për secilin gjyqtarë të në një rast të caktuar.

    “Gjykata në Kosovë kanë dhënë një shembull mjaftë të mirë në sundim të ligjit. Themelimi i këtij forumi do të rrisë edhe më shume bashkëpunimin e gjykatave kushtetuese në mbrojtje dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Institucionet tona mbeten të angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe garantimit të të drejtave të njeriut”, tha Osmani, raporton RTKLive.

    “Kushtetuta e shteteve tona janë kthesa të mëdha historike. Sfidat të gjykatave kushtetuese në Ballkanit po i diskutojmë këtu dhe po jam e lumtur që po bëhen në Prishtinë. Uroj që kjo ngjarje të identifikoi sfidat dhe të na inspiroj për bashkëpunim që forcon vlerat tona të përbashkëta”, tha Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    Ndryshe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është mikpritëse e Takimit të Dytë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, në cilësinë e njërës nga anëtaret themeluese dhe me të drejta të barabarta të këtij forumi profesional ndërkombëtar të drejtësisë kushtetuese.

    Përvjetori i parë i themelimit të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, shënohet përmes disa aktiviteteve.

    Konferenca do të vijojë punimet me dy sesione, ku në mesin e folësve kryesor do të jenë kryetarët dhe gjyqtarët e gjykatave kushtetuese të vendeve të rajonit, përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, Komisionit të Venecias dhe Asociacionit Botëror të Juristëve.

    Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Turqisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.

    Ky forum profesional është themeluar me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave kushtetuese të rajonit dhe për të shërbyer si platformë diskutimi dhe shkëmbim përvojash mbi drejtësinë kushtetuese./RTK/

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Policia ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për “Dhunim”. I dyshuari është Mazllum (Sadri) Brahimaj, i lindur më 1 prill...
    Lajme24 Tetor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, e konsideron të dështuar diplomacinë e udhëhequr nga ministrja Donika Gërvalla. ''Në përgjithësi katër vitet në diplomaci, munden...
    Lajme24 Tetor 2024
    Njësia policore gjatë patrullimit në fshatin Ruishtë të Zubin Potokut, mbrëmë në ora 21:40 ka hasur në tre furgonë të braktisur, të...
    Të tjera
    Kronika24 Tetor 2024
    Një person dyshohet se është qëlluar me thikë nga një i dyshuar në Viti. Sipas raportit policor, viktima është dërguar për trajtim...
    Kronika24 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dhe një grua janë rrahur mes vete. Të njëjtit kanë refuzuar trajtimin mjekësor dhe...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për FrontOnline, e konsideron regres total, politikën e jashtme të udhëhequr nga Qeveria Kurti. ‘’Qeveria e Albin...
    Sport24 Tetor 2024
    Nënte ndeshje tejet të zjarrta u zhvilluan sonte në Champions League. Vëmendje e veçantë ju kushtua përballjes Barcelona – Bayern Munchen, që...
    Kronika24 Tetor 2024
    Një incident me armë ka ndodhur dje në Prishtinë, me ç’rast një person është plagosur me armë zjarri dhe një është lënduar....
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me fotoalbumin e vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.