×
  • Kronika
  • Kronika

    Incidenti me armë në Prishtinë, sekuestrohet kallash, revole e fishekë, arrestohen 13 persona

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Një incident me armë ka ndodhur dje në Prishtinë, me ç’rast një person është plagosur me armë zjarri dhe një është lënduar.

    Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishek. Lidhur me incidentin janë arrestuar trembëdhjetë (13) meshkuj kosovarë të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Poashtu është sekuestruar një armë AK 47.

    Policia është duke u hetuar rastin.

    “Prishtinë / 23.10.2024 – 01:22. Pas raportimit për të shtëna me armë, policia në vendin e ngjarjes ka hasur në dy viktimat meshkuj kosovarë njëri i plagosur nga arma, ndërsa tjetri me lëndime. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishek. Lidhur me incidentin janë arrestuar trembëdhjetë (13) meshkuj kosovarë të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është arritur të identifikohet dhe sekuestrohet edhe një armë AK 47 që ishte në posedim të njërit nga të dyshuarit e arrestuar. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një DËR i kamerave të sigurisë që ishte larguar nga njëri prej të arrestuarve me qëllim të fshehjes së provave. Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Kronika24 Tetor 2024
    Një person dyshohet se është qëlluar me thikë nga një i dyshuar në Viti. Sipas raportit policor, viktima është dërguar për trajtim...
    Kronika24 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dhe një grua janë rrahur mes vete. Të njëjtit kanë refuzuar trajtimin mjekësor dhe...
    Kronika23 Tetor 2024
    Të martën një person është rrahur në Prishtinë. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Është paralajmëruar se do të mbahet debat parlamentar për “skandalet dhe...
    Lajme24 Tetor 2024
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa ato...
    Lajme24 Tetor 2024
    Katër vite qeverisje, zero njohje dhe zero anëtarësime ndërkombëtare. Ky është bilanci katër vjeçar i politikës së jashtme të Qeverisë "Kurti". Madje,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Nën patronatin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani sot mbahet manifestimin tradicional “Ecja Simbolike”. Sipas njoftimit për media, ngjarja manifestimi tradicional pritet...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, po qëndron një vizitë zyrtare në Turqi, ku ka nënshkruar një varg marrëveshje ku do të përfitojnë...
    Lajme23 Tetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.