×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita Ndërkombëtare e OKB-së

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Kombet e Bashkuara – Organizatë Ndërkombëtare më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, veprimtaria e të cilës daton që nga viti 1945.

    Qëllimi kryesor i OKB-së është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet kombeve, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e sigurisë dhe e paqes në botë.

    Ajo është vazhduese e Lidhjes së Kombeve, por me një strukturë, organizim dhe anëtarësi shumë më të gjerë dhe më të plotë.

    Iniciatorë të krijimit të saj u bënë fuqitë e mëdha të koalicionit antifashist, ShBA dhe Britania e Madhe, të cilët në pikën e 11 të Kartës së Atlantikut të nënshkruar në 14 gusht 1941 dhe që përmbante principet bazë mbi rendin e ri botëror të ardhshëm, ranë dakord që pas luftës do të krijohej “një sistem i vazhdueshëm i sigurisë së përgjithshme”.

    Në Deklaratën e 1 janarit 1942, e nënshkruar nga përfaqësuesit e 26 shteteve të koalicionit antifashist dhe antinazist u ritheksua nevoja për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme që do t’u siguronte kombeve mundësinë për të jetuar të sigurt brenda kufijve të tyre.

    Ideja e krijimit të një organizate të re universale dhe emërtimi “Kombet e Bashkuara”, u rimor në shqyrtim në Konferencën e Ministrave të Punëve të Jashtme të ShBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Britanisë së Madhe, që u zhvillua në Moskë me 19 deri 30 tetor të vitit 1943.

    Në Deklaratën mbi Sigurinë e Përgjithshme që u nënshkrua më pas edhe nga Kina, u formulua për herë të parë vendimi mbi krijimin e Organizatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.

    Ndërsa parimet, struktura dhe funksionet e organizatës u formuluan në Konferencën e Dumbarton Oaks (lokalitet afër Uashingtonit), që u zhvillua nga 21 gusht deri më 29 shtator të vitit 1944, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik, Britanisë së Madhe dhe Kinës. Konferenca përpunoi dokumentin e quajtur “…propozime për krijimin e organizatës ndërkombëtare të sigurimit të përgjithshëm”.

    Në shkurt 1945 u mbajt Konferenca e Jaltës, në Krime, me pjesëmarrjen e Franklin Roosevelt, Stalin dhe Winston Churchill. Ajo hodhi bazat politike të të gjitha bisedimeve për paqe pas përfundimit të luftës. Në këtë konferencë u ri-diskutua dhe u ra dakord përfundimisht për krijimin e OKB si një organizatë ku mund të bënin pjesë kombe të mëdhenj e të vegjël.

    ShBA-të thirrën Konferencën e San Franciskos, ku do të merrnin pjesë të gjithë shtetet që i kishin shpallur luftë Gjermanisë naziste deri në mars 1944. Konferenca e San Franciskos i zhvilloi punimet e saj nga 25 prilli 1945 deri më 26 qershor të vitit 1945. Ajo pranoi dështimin e Lidhjes së Kombeve për pengimin e Luftës së Dytë Botërore.

    Më 26 qershor 1945 u miratua Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila hyri në fuqi më 24 tetor 1945.

    Kjo datë u shpall si Dita Ndërkombëtare e OKB-së.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, për FrontOnline, ka folur për politikën e jashtme të Kosovës për gjatë mandatatit të Qeverisë Kurti,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Vazhdon sot procesi gjyqësor në rastin “Thaçi dhe të tjerët në Hagë. Seanca në Gjykatën Speciale nis në ora 09:00 dhe mbahet...
    Lajme24 Tetor 2024
    Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Është paralajmëruar se do të mbahet debat parlamentar për “skandalet dhe...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmin e sotëm terrorist në Turqi. Ndër tjera Konjufca, konfirmon se Kosova i qëndron pranë aleates...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-ministrja e Jashtme nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj, ka vlerësuar se rasti i Banjskas, qe dështim i dialogut të Brukselit. Ajo...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përmbyllje të vizitës së tij në New York, në një darkë u takua me Rrustem Gecajn...
    Vip23 Tetor 2024
    Ish-reperi Fero sonte hyri në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Nuk deshi shumë kohë që të pasojë një reagim nga ish-partnerja...
    Sport23 Tetor 2024
    Edon Zhegrova ka barazuar shifrat në 1-1 për Lillen përballë Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Skuadra spanjolle ishte duke...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në pritjen e Ambasadës hungareze në Prishtinë me rastin e Ditës Kombëtare të Hungarisë, e konsideroi 23...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.