×
  • Opinione
  • Opinione

    Athua pse ishte O’Brian kësaj here në Kosovë dhe Serbi?

    Albert Prenkaj
    23 Tetor 2024

    Nga Albert Prenkaj:

    Mesazhet publike të z. O’Brian në Kosovë dhe Serbi ishin të qarta. Por çfarë në të vërtetë do të mund të jetë mesazhi?

    Kam përshtyjen se SHBA (O’Brian) dëshiron të amortizoi çfarëdo mundësie edhe më të vogël për eskalim në Kosovë.

    Kemi dëshuar diskurs dhe retorikë kinfliktuoze në mes Kryemibistrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë Vuçiq. Situatën zgjedhore me deklatata e Trumpit për Putinin, rrezikun për ndërhyrjen ruse në procesin zgjedhorë; fatiga Sharlemanje e BE-së në luftën ruse në Ukrainë; lëvizjet (provokimet) ushtarake të Kinës në Detin Kinez, që janë provokim direkt në sigurinë e Tajvanit, por edhe tërë rajonit në Lindjen e Largët; eskalimi i konfliktit në Lindjen e Mesme në Liban me mundësi reale për përhapje të mëtejme; cenzusi në Mal të Zi që është tregues i ndikimit masiv rus; tërheqja e qeverisë në Maqedoninë V. nga projekte infrastrukturore evropiane, si dhe rrezikimi i marrëvrshjes së Ohrit, e sjellë O’Brian që të mbajë konfkiktin Kosovë-Serbi protraktive (të zgjatur), duke insistuar në mbajtjen gjallë të dialogut. Së paku deri në konsolidimin e institucioneve të BE-së deri në fund të vitit, dhe përfundimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

    Për SHBA-në është me interes që të mos ketë veprime të dhunshme dhe provokime në veri të Kosovës nga asnjëra palë, dhe të ketë edhe një round takimesh pa marrë parasyshë rezultatin.

    Kërkesa e O’Brian, tashmë e ripërsëritur nga pala amerikane, që statuti i Asociacionit apo Bashkësisë së Komuniteti Serb të Kosovës të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese mund të kuptohet jo vetëm si kërkesë ndaj Kurtit që ti lajë duart si Pontius Pilati, por mendoj se është tërheqje vërejtje edhe përmopozitën në Kosovë, e cila për ngrohje parazgjedhore, përpos që kritikon Kurtin për ngritjen e autonomisë së ofruar për komunitetin serb në Marrëveshjet e vitit 2023 me Vuçiqin, por flet për ndryshimin e statutit të asociscionit/bashkësisë së komukitetit serb, po qe se vjen në pushtet. Mendoj se O’Brian dëshiron të sigurohet që kushdo të jetë në pushtet pas zgjedhjeve të shkirtit 2025 në Kosovës, të mbetet konsistent në vazhdimësinë e marrëveshjeve të arritura gjatë negocimit, përfshirë dhe marrëvrshjen Kurti-Vuçiq (2023).

    Viziten e O’Brian mendoj se duhet kundruar më shumë si preventive, që gjatë fushatës së këtyre dirëve në Kosovë të mos të ngritet diskursi konfliktuoz nga të dy palët (Kosovë-Serbi), përfshirë dhr opozizën në Kosovë, e që mund të krijoj hapësirë ndërhyrjeve hibride të Rusisë, e që do të mund të shkaktonte situata të padëshirueshme për trupat amerikane dhe të tjera në kuadër të KFORit. Sepse administratës Biden në përfundim të mandatit nuk i duhet edhe një lajm eventual për eskalim, e që i shkon për shtati ekipit të Trumpit, si dhe politikës së Kremlinit dhe Oborrit të Kuq në Pekin…!

    SHBA dhe BE nuk duan të lejojnë luksin që retorika (para) zgjedhore e Kurtit dhe mbajtja lartë e temës nacionaliste serbe e Vuçiqit potencialisht të shkakrojnë eskalim në veri të Kosovës, apo në ndonjë ambijent tjetër në Kosovë.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Opinione22 Tetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Presidentja aktuale duhet të largohet nga detyra për shkak të procesit të kontaminuar dhe të pandershëm që çoi në...
    Opinione22 Tetor 2024
    Shkruan: Shqiptar Oseku Veton Surroi paska shkruar se RKS duhet të bëjë më shumë që t’i përafrojë serbët. Ky është brezi i...
    Opinione21 Tetor 2024
    Nga Hivzi Islami: (Në 25-vjetorin e rënies) Akademik Fehmi Agani bënte pjesë në lagjen e personaliteteve më të shquara të shkencës, të...
    Të tjera
    Vip23 Tetor 2024
    Kënga “Ana” i bëri sërish bashkë Kevinin dhe Anën në momente romantike brenda BBVK3. Dyshja kanë kënduar dhe vallëzuar së bashku, derisa...
    Vip23 Tetor 2024
    Ka nisur menjëherë përplasja për cigare. Zakonisht brenda shtëpisë së Vëllait të Madh , debati më i ‘nxehtë’ bëhet për shkak të...
    Vip23 Tetor 2024
    Vëllai i Madh ka gëzuar banorët brenda shtëpisë së BBVK3. Banorët, menjëherë pasi panë Arionin me cigaret, filluan të ‘fluturojnë’ nga gëzimi...
    Vip23 Tetor 2024
    Gjesti është bërë shkak i nervozizmit të disa banorëve brenda shtëpisë së BBVK3. Derisa banorët po argëtoheshin duke kënduar në oborr, Gjesti...
    Vip23 Tetor 2024
    Dinamikat e shumta po e përcjellin shtëpinë më të famshme në të gjitha trojet shqiptare kudo ndodhën, atë të Big Brother VIP...
    Lajme23 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur se çfarë do të diskutohet nesër në takimet në kuadër të procesit të dialogut....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.