×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon presidentin e Eurochambres, flasin për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Vladimrr Dlouhy, President i Eurochambres, shoqatë e odave ekonomike evropiane.

    Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Dlouhy është ekonomist i njohur nga Çekia, me përvojë të gjerë edhe në politikë, si ish-ministër i ekonomisë së Republikës Çeke.

    Aty bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar rëndësia e krijimit të kushteve sa më të favorshme të të bërit biznes, ofertën e vendit tonë për bizneset e huaja, dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes investimeve të përbashkëta dhe inovacionit.

    “Eurochambres, e themeluar në vitin 1958, përfaqëson mbi 20 milionë biznese nëpërmjet 1700 odave ekonomike anëtare në të gjithë Evropën. Në mesin e tyre anëtare është edhe Oda Ekonomike e Kosovës”.

    “Në takim morën pjesë gjithashtu Ben Butters, Sekretar i Eurochambres, Lulzim Rafuna, President i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Besim Mustafa, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Odën Ekonomike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar Raportin ex-officio, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut gjatë zhvillimit të procesit të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është miratuar kërkesa e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili mblodhi 43...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ambasada e Kosovës në Turqi, ka dënuar sulmin terrorist ndaj kompanisë së hapësirës ajrore. Në një njoftim nga kjo ambasadë, u shprehin...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës në konkursin e hapur nga Këshilli Prokurorial i...
    Sport23 Tetor 2024
    Ivan Jurić këmbëngul se Roma ende nuk ka një mentalitet fitues, por lojtarët kanë mundësinë të shohin përtej kaosit dhe ta përmirësojnë...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, ka...
    Vip23 Tetor 2024
    Xheneta dhe Gresa nuk po arrijnë të bëjnë paqe në raportin e tyre në shtëpinë më të famshme në vend. Përplasja mes...
    Vip23 Tetor 2024
    Debatet në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, nuk kanë fund. Një debat i ashpër u zhvillua...
    Vip23 Tetor 2024
    Debati mbi kombësinë e shtetet Kosovë e Shqipëri është bërë pjesë e banorëve të Big Brother VIP Kosova 3 që nga dita...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.