×
  • Lajme
  • Lajme

    Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Kur është thënë se përfundon në fund të vitit 2023, as për së afërmi s’ka qenë realisht

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka refuzuar të japë datë për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

    Në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Aliu tha se për këtë projekt “hezitoj edhe përtoj me folë sepse kemi pengesa të vazhdueshme dhe kemi pasë zvarritje të vazhdueshme”.

    Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi patën thënë kjo autostradë do të hapej deri në fund të vitit 2023. Qytetarët edhe ishin uruar.

    “S’përtoj me folë për rrugën e Mitrovicës, nuk përtoj me folë për rrugën e Podujevës, nuk përtoj me folë për rrugën e Pejës. Secilat janë duke shkuar me trende mjaft të shpeshte. Këto dy projekte janë projekte të trashëguara me probleme dhe të kontraktuara qysh atëherë, por ka një progres mjaft të madh, sidomos te autostrada e Gjilanit, në krahasim me atë të Gjakovës”, tha Aliu.

    Ai tha se “një mal i madh që ka qenë në mes të autostradës është gërmuar plotësisht”.

    Aliu tha se kur është thënë se kjo autostradë do të përfundonte në fund të vitit 2023, “ka qenë një gabim, për shkak se as për së afërmi nuk ka qenë realisht”.

    “Dhe për mua, kur kam qenë në vizitën e fundit – se është mbase projekti që më së tepërmi e kam vizituar, gati çdo muaj ia bëj një vizitë – mendoj që ka një progres të madh, mirëpo nuk mund t’ju jap datë, për shkak se kur është dhënë aso kohe premtimi ose data që do të kryehet në vitin e kaluar, ka qenë një gabim, për shkak se as për së afërmi nuk ka qenë realisht. Këto kanë qenë raportime të rregullta që vijnë nga ministria, që nuk kanë pasë shumë të bëjnë me realitetin. E që sot, pas zgjidhjes së shumë problemeve që kanë ndodhë – kanë qenë edhe disa të shpronësimit, edhe disa teknike nga rrëshqitja e dheut që ka ndodhë e që janë sanuar – pak a shumë problemet faktike, reale janë eliminuar dhe procesi është duke shkuar tashmë në një ritëm mjaft të shpejtë, por nuk mund t’ju jap datë”, tha ministri.

    Kurti kishte thënë se autostrada do të hapej në fund të vitit 2023. “Autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, thoshte më 21 korrik të vitit të kaluar.

    Durmishi ndërkaq, pak ditë më pas thoshte të njëjtën gjë, duke njoftuar se punimet po zhvilloheshin “me një dinamikë të shtuar”.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Një ditë para takimit në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, Bashkimi Evropian bëri të ditur çështjet që...
    Lajme23 Tetor 2024
    Policia Rajonale e Pejës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. I dyshuari...
    Lajme23 Tetor 2024
    Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka publikuar një video ku shihet teksa ia bën disa pyetje Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi...
    Të tjera
    Vip23 Tetor 2024
    Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka nisur një protestë. Banorët kanë nisur protestë ndaj Vëllait të Madh, e krejt kjo...
    Lajme23 Tetor 2024
    Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka publikuar një video ku shihet teksa ia bën disa pyetje Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi...
    Lajme23 Tetor 2024
    Inspektorati i Kryeqytetit sot gjatë ditës ka ndërhyrë duke larguar një objekt – konstruksion të vendosur ilegalisht në lagjen Dardania në kryeqytet....
    Lajme23 Tetor 2024
    Qeveria ka ndarë 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës. Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kjo po bëhet me qëllim...
    Lajme23 Tetor 2024
    Komuna e Prishtinës ka dhënë tenderin në vlerë prej mbi 6.5 milionë euro për ndërtimin e “ishullit urban” që do të ndërlidh...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-drejtori I Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi në një reagim për media ka renditur arsyet që kanë çuar tek dorëheqja nga ky...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.