×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomacia e dështuar e Qeverisë “Kurti”/Pa njohje dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare, me sanksione dhe skandale

    Arbnor BUZHALA
    24 Tetor 2024

    Katër vite qeverisje, zero njohje dhe zero anëtarësime ndërkombëtare. Ky është bilanci katër vjeçar i politikës së jashtme të Qeverisë “Kurti”.

    Madje, dështimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës këtë vit, po shihet si vulë e dështimit diplomatik i kësaj qeverie.

    Njohja e fundit ndërkombëtare që i ka ardhur Kosovës ka qenë para katër viteve, në kohën kur me Qeverinë e Kosovës udhëhiqte Avdullah Hoti i LDK-së.

    Hoxhaj: Diplomacia kosovare dështoj në njohje e anëtarësime ndërkombëtare, me ndihmën e Kurtit erdhën në pushtet forcat pro-serbe në RMV e Mal të Zi

    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, për FrontOnline, ka folur për politikën e jashtme të Kosovës për gjatë mandatatit të Qeverisë Kurti, ku sipas tij, kjo Qeveri nuk është se ka pasur ndonjë perparim.

    Ai ka numëruar prioritetet e politikës së jashtme, duke numëruar edhe dështimet e Qeverisë. Hoxhaj, thotë se gjatë mandatit të plotë të qeverisë Kurti nuk është sjellur asnjë njohje e re, përkundër se është prioriteti i parë i vendit.

    ”Politika e jashtme e Kosovës ka prioritete konkrete të cilat determinohen nga realiteti politik që ka Kosova. Së pari prioritet është njohja, dhe këtu Qeveria Kurti nuk e ka pasur asnjë rezultat të vetëm, pasi për pesë vite asnjë vend nuk e ka njohur Kosovën” u shpreh ai.

    Për të prioritet i dytë për Kosovën do të ishte anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e që sipas tij edhe këtu ka dështuar Qeveria Kurti.

    ”Prioritet i dytë është anëtarësimi i vendit në organiztat ndërkombëtare dhe Kosova ka dështuar të anëtarësohet në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim të mundshëm në asnjë organizatë ndërkombëtare deri më tash” thotë ai.

    Hoxhaj, prioritet të tretë të diplomacisë kosovare e konsideron politikën rajonale të Kosovës, dhe edhe për këtë sipas tij Kosova ka dështuar e madje sipas tij, me ndihmën e Kurtit erdhën në pushtet forcat pro-serbe në pushtet si në Maqedoninë Veriore ashtu edhe në Mal të Zi.

    ”Prioritet i tretë është politika rajonale e Kosovës dhe politika që ka ndjekur Kurti ndaj rajonit është se me Shqipërinë nuk kemi asnjë bashkëpunim relevant, strategjik, politik, ekonomik, ndërsa me vendet e rajonit vetë Kurti ka mbështetur forcat politike të cilat me thelb kanë mundësuar ardhjen e atyre në pushtet si në RMV dhe Mal të Zi që janë forca pro-serbe, po flas për partitë poltike maqedone dhe malazese, jo për ato shqiptare, asesi” thekson ai.

    Për ish-shefin e diplomacisë kosovare, raportet e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në kurrë nuk kanë qenë më keq se sa tani.

    ”Prioritet tjetër është mardhënie jonë me BE-në, sivjet bëhen dy vite për të marr statusin e kandidatit dhe askush nuk e ka shqyrtuar kërkesën tonë për ta marr këtë status. Prioritet i Kosovës është koordnimi dhe bashkëpunimi me SHBA-në, dhe kurrë nuk i kemi pasur punët me keq me SHBA-në dhe partnerët tjerë. Nuk ka asnjë fushë të diplomacisë që ka ndonjë rezultat” deklaroj Hoxhaj.

     

    Musliu-Shoshi: Qeveria Kurti pati regres total në politikën e jashtme

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për FrontOnline, e konsideron regres total, politikën e jashtme të udhëhequr nga Qeveria Kurti.

    ‘’Qeveria e Albin Kurtit ka pasur regres total në politikën e jashtme. Kjo qeveri ka arritur që Kosovën të bëjë shtet nën sanksione nga BE, të acaroj marrëdhëniet me SHBA-të si aleati e hisedari kryesor në shtet ndërtimin e Kosovës dhe ka arritur të jetë qeveria e vetme që në procesin e dialogut të jetë fitimtare Serbia, shtet agresor që edhe sot vazhdon të ketë zotime për bashkërendim me politikat ruse’’thotë ajo.

    Musliu-Shoshi, potencon se nën qeverisjen e Kurtit, Kosova si shtet ka arritur që komunat me shumicë serbe të kenë autonomi, duke tejkaluar kompetencat e Asociacionit.

    ‘’Nën qeverisjen Kurti si shtet kemi arritur që të kemi arritur që komunat me shumicë serbe të kenë autonomi, që pra është tejkalim i kompetencave të asociacionit. Në historinë e Kosovës, qeverisja Kurti është qeverisja e parë që me 4 vite qeverisje nuk ka asnjë njohje e asnjë anëtarësim’’ thekson ajo.

    Deputetja e PDK-së, shton tutje duke thënë se Qeveria Kurti nuk pati angazhim për të sjellur njohje të reja.

    ‘’Për më tepër nuk ka pasur asnjë angazhim në diplomacinë dypalëshe, veçanërisht me shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Qeveria nuk ka pas strategji të qartë dhe efikase për lobimin dhe përfshirjen në organizata ndërkombëtare’’ thotë ajo.

    Musliu-Shoshi, e thekson rastin e dështimit të Kosovës në KiE, si proces i dështuar i Qeverisë.

    ‘’Një rast i tillë ishte dështimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, proces qëllimshëm është dështuar nga kjo qeveri. Po ashtu si shtet nën masa të BE-së kemi humbur miliona euro fonde që do të ndikonin në ekonominë e Kosovës si përfitues të programeve siç është IPA’’ tha ajo.

     

    Haziri: Kulmi dështimit të diplomacisë kosovare mos anëtarësimi i Kosovës në KiE

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për FrontOnline, e konsideron të dështuar udhëheqjen e diplomacisë kosovare gjatë mandatit qeverisës të Qeverisë Kurti, e si pikë kulminante të dështimit e sheh mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    ”Mbi të gjitha dështimi ka kulmu në Këshillin e Ministrave të KiE, mos arritja që mos me arrite me votu anëtarësimin e Kosovës në KiE, në një situatë kur është pritë dhe kishte ardhur një situatë e jashtëzakonshme, përkundër që diplomacia parlamentare, ku partitë politike, veçanti LDK-ja ka pasur rol të rëndësishëm’’ thotë Haziri.

    Haziri, thotë se pjesë e dështimeve është edhe kryqëzimi i mardhënieve të Kosovës me aleatët e saj siç janë SHBA dhe NATO.

    ‘’Ndërsa pjesë e këtyre dështimeve janë marrëdhëniet e kryqëzuara me aleatët tanë si me SHBA-në dhe NATO-n’’ shprehet ai.

    Dyshi i LDK-së, potencon se për këto vite Kosova nuk ka pasur asnjë njohje e asnjë anëtarësim rajonal.

    ‘’Nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi asnjë anëtarësim regjional, e për tjerat mos të flasim që janë mekanizmat politik” potencoj Haziri për FrontOnline.

     

    Demhasaj: Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, dështim total, madje pati regres në krahasim me diplomacitë e kaluara

    Analisti politik, Arton Demhasaj, e konsideron të dështuar diplomacinë e udhëhequr nga ministrja Donika Gërvalla.

    ”Në përgjithësi katër vitet në diplomaci, munden me u konsideru shlirë si diplomaci e dështuar, sepse asgjë nuk ka ecur, përkundër kemi ngecë’’ thotë ai.

    Demhasaj, thotë se Kosova gjatë kësaj qeverie nuk ka mundur ta shtoj numrin e njohjeve e as anëtarësimin në ndonjë organizatë tjetër të rëndësishme.

    ‘’Nuk kemi pasur mundësi me e shtuar numrin e vendeve njohëse e as nuk kemi pasur mundësi me u anëtarësu në ndonjë mekanizëm ndërkombëtar’’ potencon ai.

    Analisti Demhasaj, thotë se përkundër saj, politika e jashtme veçse ka acaruar raportet me SHBA-në dhe ka marrë masa ndëshkuese nga BE-ja.

    ‘’Politika e jashtme komplet ka qenë e dështuar, shtoje këtu faktin që janë acaruara raportet me SHBA-në dhe në këto momente Kosova po mbetët e sanskionuar nga BE. Ka pasur edhe regres në krahasim me qeveritë e kaluara” deklaroj ai për FrontOnline.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Në Bruksel pak pas orës 09:00 ka nsiur takimi i delegacionit nga Beogradi i udhëhequr nga Peter Petkoviq, me të dërguarin special...
    Lajme24 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për FrontOnline, e konsideron të dështuar udhëheqjen e diplomacisë kosovare gjatë mandatit qeverisës të Qeverisë Kurti, e...
    Lajme24 Tetor 2024
    Në stacionin e policisë kufitare në Bërnjak, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një të dyshuar për shkak se...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Sot mbahet takimi i ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve. Lidhur me...
    Lajme24 Tetor 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, për FrontOnline, ka folur për politikën e jashtme të Kosovës për gjatë mandatatit të Qeverisë Kurti,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kombet e Bashkuara – Organizatë Ndërkombëtare më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, veprimtaria e të cilës daton që...
    Lajme24 Tetor 2024
    Vazhdon sot procesi gjyqësor në rastin “Thaçi dhe të tjerët në Hagë. Seanca në Gjykatën Speciale nis në ora 09:00 dhe mbahet...
    Lajme24 Tetor 2024
    Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Është paralajmëruar se do të mbahet debat parlamentar për “skandalet dhe...
    Lajme24 Tetor 2024
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa ato...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.