×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Begaj në Bosnjë: Me rëndësi përshpejtimi në integrimin evropian

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Presidenti Bajram Begaj u takua sot në Sarajevë me kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, si dhe dy anëtarët e Presidencës, Zheljko Komshiq dhe Zheljka Cvijanoviq.

    Në fokus të bisedës ishin intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe, që tashmë me rihapjen e ambasadave respektive do të ketë një rigjallërim, si dhe çështjet e sigurisë dhe të bashkëpunimit në rajon, udhëzimet e Procesit të Berlinit, integrimi evropian dhe NATO.

    “Kjo është vizita ime e parë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe nga takimi që zhvilluam jam i bindur se marrëdhëniet tona tradicionalisht miqësore dhe bashkëpunimi ekzistues do të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen”, deklaroi Presidenti i Republikës ndërsa rikonfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin në nivel dypalësh dhe atë rajonal.

    Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria mbështet pa ekuivok sovranitetin, integritetin territorial, kohezionin social, si dhe përparimin në rrugën Euroatlantike të Bosnjë dhe Hercegovinës.

    Përballë kërcënimeve në rajon, Presidenti Begaj konfirmoi politikat e konsoliduara të Shqipërisë për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetin rajonal, duke garantuar vazhdimin e kontributit në misionin EUFOR-ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    “Do të mbetemi të zëshëm dhe kundërshtues ndaj çdo përpjekjeje destabilizuese dhe retorike separatiste”, – u shpreh Presidenti , duke rikonfirmuar mbështetjen e marrëveshjes së Dejtonit.

    Në lidhje me mesazhet e samitit të fundit të Procesit të Berlinit, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e integrimit rajonal dhe përshpejtimit të integrimit evropian, ndërsa kërkoi nga Bosnjë dhe Hercegovina rishikimin e qëndrimit ndaj Kosovës.

    “Do të vlerësonim angazhimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në njohjen e dokumenteve të Kosovës dhe heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, – u shpreh Presidenti.

    Duke e cilësuar anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE si të vetmen alternativë për sigurinë dhe zhvillimin e rajonit tonë, Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë për të ndarë me Bosnjë- Hercegovinën përvojën e Shqipërisë në rrugëtimin evropian.

    Presidenti Begaj, gjithashtu, theksoi faktin se Shqipëria, si aleate e NATO-s, mbështet politikat e “Dyerve të Hapura”.

    Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Begaj bëri të ditur se në takim u diskutua për avancimin më shpejt me projektet e infrastrukturës rrugore, duke përfshirë Korridorin Blu e gazsjellësin Adriatiko-Jonian.

    Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë Presidenti i Republikës i kushtoi një rëndësi të veçantë, komunitetit shqiptar që jeton atje. Kreu i Shtetit theksoi se “Bosnjë dhe Hercegovina është shtëpia e një komuniteti shqiptar të integruar në shoqërinë ku jetojnë dhe kontribuojnë”.

    Në takime u diskutua për adresimin e kërkesave të tyre për ruajtjen e gjuhës, traditave, identitetit kombëtar dhe historisë në reciprocitet me trajtimin e boshnjakëve dhe serbëve në Shqipëri.

    Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë, presidenti Begaj zhvilloi takime të veçanta dhe me kryeministren Borjana Krishto dhe kryetarët e Dhomave të Popullit dhe të përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare./ATSh

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Qeveria italiane miratoi të hënën një ligj të ri që synon të tejkalojë pengesat juridike për zbatimin e marrëveshjes së debatueshme me...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Policia gjermane ka arritur të shkatërrojë bandën e drogës në landin e Nordrhein-Westfalen. Në operacionin policor që zhvillua në Dusseldorf, u prangosën...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Në Parlamentin kroat është në procedurë propozimi i Qeverisë për rritjen e pjesëmarrjes së Ushtrisë Kroate në KFOR nga 160 në deri...
    Të tjera
    Vip22 Tetor 2024
    Banori i BBVK3, Besforti ka folur i përmalluar për djalin e tij, Lekën. Në një bisedë me Dianan, Besforti tregoi se sa...
    Vip22 Tetor 2024
    Rezi është një ndër banorët thuajse më aktiv të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova3. Gjatë ditës së sotme, Rezi ka shkaktuar...
    Vip22 Tetor 2024
    Vullneti ka thënë se e konsideron si dështim po të mos jetë pjesë e nominimeve. Ai tha se gjatë Prime-it priste me...
    Vip22 Tetor 2024
    Ndarja e detyrave të shtëpisë nga kapitenja e kësaje jave, Sara Kolami, ka shkaktuar debat mes banorëve. Shumë nga banorët refuzuan punët...
    Vip22 Tetor 2024
    Gresa ka hipur mbi tavolinën e ushqimit teksa Sara po ndante punët e shtëpisë si kapitene. Veprimi i Gresës ka bërë që...
    Vip22 Tetor 2024
    Banorët kanë diskutuar mes vete se kush rrezikon të lë shtëpinë në spektaklin e të premtes. Vullneti i ka thënë Sarës që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.