×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia kap 10 kg drogë në një veturë në magjistralen Fushë-Kosovë – Prishtinë

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren dhe në koordinim me institucionet kompetente ligjzbatuese, më datën 21.10.2024, në rrugën magjistrale Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike.

    Gjatë operacionit policor të koduar “007”, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën e drejtonte personi i dyshuar Z. J., shtetas kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450000 euro.

    Lidhur me rastin, Policia njofton se në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent të krimeve të rënda është kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në komunën e Graçanicës.

    Gjatë këtij operacioni policor në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

    10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
    Një veturë me targa vendore,
    1445 (një mijë e katërqind e katërdhjetë e pesë euro),
    8970 (tetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë dinarë),
    Dy telefona celularë,
    17 (shtatëmbëdhjetë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave) të konfiskuara nga Dogana e Republikës së Kosovës.
    “Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është iniciuar rasti për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar një video të një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...
    Kronika22 Tetor 2024
    Për shkak se prokurori ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për shtyrje të seancës, është anuluar seanca e së martës në rastin ku...
    Kronika22 Tetor 2024
    Në policinë e Prizrenit është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj....
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti sot është pyetur nga gazetarët mbi “progresin e dialogut”, por ai tha tha se me Serbinë ka marrëveshje dhe...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Hoxha, e ka konsideruar të pashmangshëm shoqërimin me forcë të ish-presidentit Ilir Meta. Reagimi i tij...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat...
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin Mike Lawler derisa po qëndron në Amerikë. Në një postim në “X”, e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se në takimin e Ndihmës Sekretari Smerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
    Kronika22 Tetor 2024
    Për shkak se prokurori ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për shtyrje të seancës, është anuluar seanca e së martës në rastin ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.