×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si para fitojnë WhatsApp dhe aplikacionet e tjera që janë falas?

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    A keni menduar ndonjëherë se si bëjnë para aplikacionet falas për shkëmbim mesazhesh si WhatsApp?

    Kur bëhet fjalë konkretisht për WhatsApp-in, sigurisht që i ndihmon, si fillim, që janë pjesë e kompanisë Meta (edhe pronare e aplikacioneve Facebook e Instagram), transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, një pjesë të mirë të të ardhurave WhatsApp e fiton nga kompanitë që duan të komunikojnë me “përdoruesit e zakonshëm” përmes kësaj platforme.

    Prandaj, korporatat paguajnë një shumë të caktuar parash për të pasur qasje në ndërveprimet me klientët individualë nëpërmjet WhatsApp – kjo përfshin jo vetëm korrespondencën, por edhe transaksionet financiare si blerja e një bilete autobusi brenda aplikacionit.

    Përveç kësaj, kompanitë tani mund të paguajnë nëse duan të fusin një lidhje në një nga postimet e tyre në Facebook ose Instagram, që do të fillojë një bisedë në WhatsApp. Kjo nuk është mënyra e vetme për të fituar para, gjë që është treguar në shembujt e aplikacioneve të tjera.

    Për shembull, kur bëhet fjalë për Signal, pas saj qëndron një organizatë jofitimprurëse nga e cila thonë se nuk i kanë marrë asnjëherë paratë e investitorëve, por se financohen nga “donacionet” – njëri prej tyre arrinte 50 milionë dollarë, dhe ky injeksion financiar iu injektua atyre në vitin 2018 nga Brian Acton, një nga bashkëthemeluesit e WhatsApp.

    Për më tepër, kemi Discord, i cili është gjithashtu një platformë falas për komunikim, nëse ju nevojitet vetëm për gjërat elementare. Nëse dëshironi të përdorni disa funksione shtesë, duhet paguar dhe mund të kushtojë deri në 10 dollarë në muaj.

    Snapchat, për shembull, kombinon disa modele për të gjeneruar të ardhura – shfaq reklama (burimi kryesor i të ardhurave), ka 11 milionë abonentë dhe kompania që qëndron pas kësaj platforme shet gjithashtu syze AR.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lifestyle22 Tetor 2024
    Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të...
    Lifestyle21 Tetor 2024
    DASHI Për shkak të ndikimit të madh të Hënës sot do jeni gjithë kohës në merak dhe të shqetësuar për mënyrën sesi...
    Lifestyle21 Tetor 2024
    Mjekësia farmaceutike me atë alternative me produkte natyrale është gjithnjë në “luftë”, për të prodhuar ilaçe të reja që shpëtojnë njerëzimin dhe...
    Të tjera
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar një video të një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...
    Lifestyle22 Tetor 2024
    Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dëshmitari Fadil Geci u pyet sërish nga mbrojtësi i Hashim Thaçit, avokati Luka Mishetiq për një deklaratë që ai e kishte dhënë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-kryediplomati Petrit Selimi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit kritikoi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për objektet e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kreu i Qeverisë, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka folur për një zbulim tejet të rëndësishëm, duke krijuar metaforë e duke...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përkujtuar ambasadoren Tina Kaidanow e cila vdiq pak ditë më parë. Në një postim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.