Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken niset sot për turin e tij të 11-të në Lindjen e Mesme që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit, Blinken do të fillojë udhëtimin e tij në Izrael dhe do të takohet me liderë të tjerë rajonalë rreth rëndësisë së përfundimit të luftës dhe “zbutjes së vuajtjeve të popullit palestinez”.
“Ai do të vazhdojë diskutimet mbi planifikimin e periudhës pas konfliktit dhe do të theksojë nevojën për të hartuar një rrugë të re përpara që u mundëson palestinezëve të rindërtojnë jetën e tyre”, thuhet në deklaratë, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Blinken do të diskutojë gjithashtu dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza pasi zyrtarët e lartë amerikanë paralajmëruan se mbështetja ushtarake e Izraelit mund të zvogëlohet nëse nuk lejon më shumë ndihmë.
Destinacionet e sakta që Blinken do të vizitojë përveç Izraelit nuk u bën të ditura.