×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK-ja themelon Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës.

    Në komunikatën për media bëhet e ditur se themelimi i këtij rrjeti është bërë vikendin që shkoi.

    “Koleget prezente propozuan e votuan Bordin Këshillëdhënës të këtij Rrjeti, i cili ka në përbërje tri super gra të dëshmuara në gazetari si: Leonida Molliqaj – redaktore në QIKA, Gentiana Begolli Pustina – udhëheqëse e Departamentit për Komunikim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në RTK, si dhe gazetaren nga Klan Kosova, Qëndresa Tërshani. Masha Mileusniq e ndau përvojën e saj si mentore e themelueseve të këtij rrjeti ku foli më gjërësisht për rëndësinë dhe praktikat më të mira të funksionimit të rrjeteve të grave gazetare”, thuhet në komunikatë.

    Misioni i këtij Rrjeti është krijimi i një ambienti gjithëpërfshirës për gratë që punojnë në medie, parandalimin e përdorimit të gjuhës seksiste dhe mizogjene në diskurs publik, si dhe krijimi i një hapësire të sigurt për adresimin e problemeve që hasin në vendin e punës apo gjatë punës në terren.

    “Rrjeti është i hapur për anëtarësim të secilës grua që punon në sektorin medial, dhe i inkurajojmë të gjithë koleget që të anëtarësohen në këtë Rrjet, në mënyrë që të kontribuojmë sa më shumë në përmirësimin e pozitës së gruas në vendet e punës, por edhe në diskursin publik. I falënderojmë përzemërsisht për kontributin e dhënë kolegeve prezente në këtë takim të parë të këtij Rrjeti, si dhe mbështetjen e padiskutueshme të dhënë nga British Council KosovoNDI KosovoOSCE Mission in Kosovo dhe European Union in Kosovo”, thuhet më tej në njoftim.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Radio Televizioni i Kosovës është gjobitur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi për shkak se e ka fshehur buxhetin e dedikuar për...
    Lajme21 Tetor 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Edin Nevzadit, i cili është i dyshuar si njëri nga administratorët e...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës me qytetarë në qytetin e Podujevës. Edhe...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pesë marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, të hënën e kaluar. Në...
    Lajme21 Tetor 2024
    Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në shifra trefishore. Këtë e ka thënë edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti. Sipas deputetit të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar...
    Lajme21 Tetor 2024
    Berat Rukiqi nga LDK ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për Qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë. Rukiqi tha se rihapja...
    Lajme21 Tetor 2024
    Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim, tri ditë pasi u ndal për shkak të një lidhjeje të shkurtër...
    Vip21 Tetor 2024
    Lela dhe Vullneti kanë ndarë kohë bashkë sonte, dhe ndërë bisedat që kishin u përmenden edhe disa emra të tjerë. Madje ndër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.